Aktualitet

Nuk mbanin maskë, gjobiten 607 qytetarë në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:41 - 01/11/20 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë gjobitur për mosmbajtjen e maskës 607 qytetarë.

Po ashtu janë gjobitur me masën 1.000.000 lekë secili, 4 administratorë lokalesh, pasi nuk u konstatuan se kishte muzikë pas orës 20:00, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Ndërkohë, bëhet me dije se gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. / Opinion.al

Pas