Aktualitet

Nuk lë foltoren, Berisha: Ju i thoni shqiptarëve mos i lani rrobat me 90 gradë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:20 - 08/09/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë seancës së sotme plenare është përfshirë në një debat me nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj.

Berisha ka shkuar në foltoren e Kuvendit dhe i ka kërkuar fjalën nënkryetares së kuvendit, ndërsa kjo e fundit nuk e ka lejuar.  Felaj i tha Berishës që ta lirojë foltoren dhe i kërkoi teknikës  t’i ndërpriste zërin e mikrofonit.

Edhe pse me mikrofon fikur, Berisha vazhdoi të fliste, duke i thënë nënkryetares së Kuvendit se është qeveria që tallet me shqiptarët kur i kërkon që t’i lajnë rrobat me 90 gradë.

Pjesë nga biseda

Sali Berisha: Kreu i juaj duhet të jetë këtu e t’u thotë qytetarëve shqiptarë si ka mundësi, pasi u ka grabitur …(flet pa mikrofon)

Ermonela Felaj: Jeni pa mikrofon dhe keni zënë foltoren. Do keni fjalën se jeni regjistruar në listën e diskutantëve dhe thojini këto kur të keni radhën, mos kërkoni fjalën për procedurë. Ju lutem uluni, kthehuni në vendin tuaj.

Sali Berisha: Ju thoni shqiptarëve mos i lani rrobat me 90 gradë.

Ermonela Felaj:“Nuk është për procedurë, ju lutem uluni, teknika t’i ndërprisni fjalën zotit Berisha, nuk është për procedurë. Zënia foltores disiplinohet nga rregullorja e Kuvendit, çfarë është kjo mani për të pushtuar, uluni. Mos i fyeni njerëzit në parlament, kur të vijë radha për të folur, flisni”, tha Felaj.

Pas