Kryesore

“Nuk komentoj deklaratat e humbësve”, Bardhi- PS: Emëroni numëruesit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:56 - 25/04/21 |
Opi Nion

Gazmend Bardhi në një dalje mediatike i ka bërë thirrje PS-së që të emërojë numëruesit dhe të nisë procesi i numërimit në qarkun e Elbasanit.

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Bardhi u shpreh  se në këto zgjedhje kanë fituar qytetarët e Elbasanit, ndërkohë që ka theksuar se nuk komenton deklaratat e humbësve

Të nisim sa më parë procesin e numërimit. Të jetë proces i qetë dhe korrekt, ftoj komisionerët. Të jeni të sigurt se çdo qytetar i Elbasanit ka ndezur një dritë të re shprese për familjet dhe shtëpitë e tyre. Unë nuk komentoj deklaratat e humbësve.

Unë jam këtu për t’i dhënë një mesazh të qartë falënderimi çdo qytetari të Elbasani dhe të gjithë bashkive të këtij qarku. Faleminderit që besuar tek projekti ynë. Që u bëtë pjesë e ndryshimit, për të cilin Shqipëria ka pasur nevojë. Unë sapo bëra thirrje që të nis procesi i numërimit, për të nisur sa më parë një proces model korrekt. Ftoj PS-në që të përcaktojë numëruesit dhe të ketë besim tek ta. Le të nisim një projekt të qetë. Kjo e sotmja është një fitore e madhe për Shqipërinë dhe Elbasanit.”, tha Bardhi./Opinion.al

Pas