Vijojnë kontrollet në vend për zbatimin e masave anti-COVID. Policia e Shtetit njofton se janë ndëshkuar me gjobë 573 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse në 24 orët e fundit.
Gjithashtu, janë gjobitur me 10.000 lekë, 3 qytetarë që u kanë thyer orën policore dhe kanë lëvizur pas orës 22:00.
Autoritetet njoftojnë se gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit. Këta shtetas pasi janë identifikuar janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë./Opinion.al