Aktualitet

Nuk kishin vendosur maskën, 717 gjoba në 24 orë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:01 - 29/10/20 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka ndërshkuar me gjobë 717 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse.

Autoritetet informojnë se gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë ditëve të fundit, Shqipëria ka shënuar shifra në rritje të infektimeve, ndërkohë që zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, njoftoi se po vlerësohet dhe mbyllja e lokaleve pas orës 22:00 në zonën e Bllokut në Tiranë, pasi shihet si një vatër e rrezikshme për përhapjen e COVID-19. /Opinion.al

Pas