Vijojnë kontrollet e autoriteteve për respektimin e masave anti-COVID. Policia e Shtetit bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit, efektivët e policisë kanë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë, 863 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.
Po në 24 orët e fundit janë ndëshkuar me gjobë 100 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 3 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.
Në zbatim të masave anti-COVID, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social./Opinion.al