Bota

“Nuk kemi kohë për të humbur”, Biden bën lëvizjen e parë si President


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:28 - 20/01/21 |
Semiljana Azizi

Presidenti Joe Biden, menjëherë pas betimit ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social  “Twitter”.

Biden shkuan se nuk ka kohë për të humbur dhe se duhet të veproj menjëherë kur bëhet fjalë për krizë.

“Nuk kemi kohë për të humbur kur bëhet fjalë për të trajtuar krizat me të cilat përballemi. Kjo është arsyeja pse sot, unë jam duke shkuar në Zyrën Ovale për t’iu futur punës për të sjellë veprime të guximshme dhe lehtësim të menjëhershëm për familjet amerikane,” shkruan Biden.

Sipas protokollit pas betimit të presidentit dhe zëvendëspresidentit pason një paradë inaguruese, edhe pse do të jetë kryesisht virtuale. Biden dhe Harris do të kenë një shoqërim presidencial për në Shtëpinë e Bardhë nga Banda e Ushtrisë Amerikane, një Gardë Nderi e Shërbimit të Përbashkët dhe Komandanti i Përgjithshëm i Gardës dhe Fife Drum Corps./Opinion.al

Pas