Presidenti francez, Emmanuel Macron do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Sipas BBC, dy liderët nuk kanë folur që nga 29 marsi.
Përpjekjet e Macron për të mbajtur komunikimin me liderin rus janë hasur me kritika nga liderët e tjerë përfshirë këtu edhe kryeministrin polak. Që atëherë Macron ka siguruar rizgjedhjen si president i Francës për një mandat të dytë.
Kryeministri polak, tha se Macron duhet të ndërpresë linjën e komunikimit me Putin pasi me fajtorët nuk negociohet.
“Është detyra ime të flas me të, duhet ta bëj këtë dhe nuk do të ndalem”, ka thënë më herët Macron.