Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nuk kam ndërruar mendim për mbylljen e kufirit me Meksikën”

2019/04/05 at 9:51 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nuk kam ndërruar mendim për mbylljen e kufirit me Meksikën”

Presidenti Donald Trump mohoi të premten të ketë ndryshuar mendimin për mbylljen e kufirit SHBA-Meksikë, një ditë pasi përsëriti kërcënimet ndaj Meksikës, në se ajo nuk merr masa për të ndalur rrjedhën e emigrantëve të paligjshëm dhe hyrjen e drogave në SHBA.


“Unë kurrë nuk kam ndryshuar mendim,” u tha zoti Trump gazetarëve para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim drejt kufirit SHBA-Meksikë. “Në një moment të caktuar mund ta mbyll kufirin”, – tha Presidenti.

Pas kërcënimit për disa ditë për ta mbyllur kufirin, Trump shkoi të vizitojë pikëkalimin kufitar Patrol Calexico, midis SHBA dhe Meksikës. Ai do të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët mbi imigracionin dhe sigurinë kufitare dhe do të vizitojë një pjesë të gardhit të instaluar kohët e fundit, që administrata e tij e ka cilësuar si “një pjesë e sapo përfunduar e murit kufitar të premtuar”.

Administrata nuk ka përfunduar asnjë seksion të ri të një pjesë të murit kufitar. Gardhi në Calexico, i cili ishte planifikuar që në vitit 2009 dhe përfundoi vitin e kaluar, është thjesht një zëvendësim i një gardhi të vjetër që po shkatërrohej dhe që ishte ndërtuar disa dekada më parë.

Gardhi nëntë metra i lartë që do të inspektojë Presidenti Trump mban një pllakë metalike me emrin e tij. Në pllakë shkruhet se gardhi është seksioni i parë i murit të propozuar nga Presidenti Trump.

Zoti Trump kishte kërcënuar për gati dy javë se do ta mbyllte kufirin, duke argumentuar se Meksika nuk po bënte sa duhet për të ndaluar emigrantët ilegalë dhe drogat e paligjshme të hynin në SHBA.

Por Presidenti u tërhoq nga këto kërcënime, pasi këshilltarët e tij dhe disa senatorë republikanë i kërkuan që ta bënte këtë, duke paralajmëruar se ato mund të kenë pasoja ekonomike shkatërrimtare..

Trump i vendosi Meksikës një afat kohor prej një viti për të frenuar fluksin e emigrantëve dhe drogave në SHBA, ose në të kundërt, do të përballej me një tarifë prej 25 për qindsh për makinat që eksporton në SHBA. Të premten, Presidenti i bëri një tjetër kërcënim Meksikës nëpërmjet Twitter-it, duke paralajmëruar se ai “do të vendosë një tjetër ndëshkim ekonomik prej 500 miliardë dollarësh për drogat e paligjshme që kalojnë kontrabandë përmes Meksikës dhe gjithë kufirit tonë jugor “.

Ekonomistë të pavarur, parashikojnë gjithashtu, se një mbyllje e kufirit do të kishte një ndikim të tmerrshëm ekonomik. Ekonomisti kryesor i firmës “Moody’s Analytics” Mark Zandi, tha se “Një mbyllje e plotë e kufirit amerikano-meksikan prej më shumë se disa javësh do të sillte recesion ekonomik si në Meksikë, ashtu edhe në SHBA”.

Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga Demokratët do të ngrenë aktpadi për të parandaluar transferimin e parave nga Presidenti Trump për të paguar për murin, tha të enjten kryetarja Nancy Pelosi. Trump shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare në kufi në muajin shkurt, për të siguruar fonde që Kongresi nuk pranoi t’i jepte. Presidenti vuri veton ndaj legjislacionit të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, për t’i dhënë fund deklarimit të emergjencës dhe ky veprim i tij u pasua nga aktpadia.

“Veprimi i Presidentit shkel qartazi klauzolën buxhetore, duke i marrë paratë nga fondet e paracaktuara, një veprim që nuk është autorizuar nga autoriteti kushtetues, apo statutor”, tha Pelosi përmes një deklarate./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Trump këshillon Macron pas shuplakës: Sigurohuni që dera të mbetet e mbyllur
Bota

Trump këshillon Macron pas shuplakës: Sigurohuni që dera të mbetet e mbyllur

31 Maj, 2025 12:24 pm
Shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit, Prokuroria dërgon në gjyq 10 zyrtarë
Kronikë

Shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit, Prokuroria dërgon në gjyq 10 zyrtarë

31 Maj, 2025 12:20 pm
Bletët, “ilaç” për disa sëmundje
Life Style

Bletët, “ilaç” për disa sëmundje

31 Maj, 2025 11:58 am
Darëzeza çel sezonin turistik 2025, mbledh bashkë qytetarët
Aktualitet

Darëzeza çel sezonin turistik 2025, mbledh bashkë qytetarët

31 Maj, 2025 11:43 am
Gaza/ “Mbi 50 mijë fëmijë të vrarë ose të plagosur”, UNICEF: Shkatërrim i vetë jetës
Bota

Gaza/ “Mbi 50 mijë fëmijë të vrarë ose të plagosur”, UNICEF: Shkatërrim i vetë jetës

31 Maj, 2025 11:31 am
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Makina përplas këmbësorin teksa po kalonte trafikndarësen në rrugën Kukës-Milot

31 Maj, 2025 11:19 am
Aksion anti-opozitar në Turqi, 47 urdhër-arreste ndaj zyrtarëve të opozitës
Bota

Aksion anti-opozitar në Turqi, 47 urdhër-arreste ndaj zyrtarëve të opozitës

31 Maj, 2025 11:14 am
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Ngjarja në Durrës, në momentin e plagosjes 36-vjeçari po udhëtonte me dy të mitur

31 Maj, 2025 11:13 am
Gjermania shpreson për një marrëveshje në BE për azilkërkuesit e refuzuar
Bota

Gjermania shpreson për një marrëveshje në BE për azilkërkuesit e refuzuar

31 Maj, 2025 10:47 am
Fabio Capello: Igli Tare i duhuri për Milanin, ndikoi në rikthimin e Allegrit
Sport

Fabio Capello: Igli Tare i duhuri për Milanin, ndikoi në rikthimin e Allegrit

31 Maj, 2025 10:46 am
Para
Vizita e Ramës, Berisha publikon fotot: Shtetrrethimi i Kukësit

Vizita e Ramës, Berisha publikon fotot: Shtetrrethimi i Kukësit

Horoskopi/ Lajme të mira për të dashuruarit, çfarë kanë rezervuar yjet sot

Horoskopi 6 prill 2019

Parashikimi/ Si do të ndryshojnë temperaturat në tre fraksionet e ditës

Moti për sot, pasditja e kthjellët
















TE FUNDIT

Trump këshillon Macron pas shuplakës: Sigurohuni që dera të mbetet e mbyllur

Trump këshillon Macron pas shuplakës: Sigurohuni që dera të mbetet e mbyllur
31 Maj, 2025

Shuplaka e Brigitte Macron ndaj Presidentit Emmanuel Macron gjatë vizitës në Vietnam, përveç se pushtoi titujt boterorë, ka marrë edhe...

Lexo më shumë

Shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit, Prokuroria dërgon në gjyq 10 zyrtarë

Shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit, Prokuroria dërgon në gjyq 10 zyrtarë
31 Maj, 2025

Lejuan ushtrimin e aktivitetit të kompanive në shkelje të lejeve mjedisore dhe nuk kryen inspektime, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq...

Lexo më shumë

Bletët, “ilaç” për disa sëmundje

Bletët, “ilaç” për disa sëmundje
31 Maj, 2025

Në këtë luginë në fshatin Karaburun të Izmirit gjendet ky park kosheresh me bletë. E ka ngritur bletari Hysejin Xhejlan...

Lexo më shumë

Darëzeza çel sezonin turistik 2025, mbledh bashkë qytetarët

Darëzeza çel sezonin turistik 2025, mbledh bashkë qytetarët
31 Maj, 2025

Është çelur sot zyrtarisht sezoni turistik 2025 në bregdetin e Darëzezës. Aktiviteti i titulluar ‘Festa e Valëve’ ka mbledhur dhjetëra pjesëmarrës të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com