Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nuk kam marr urdhër për të vrarë”, pas audios flet komandanti i njësisë speciale

2023/01/22 at 11:11 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
10 vjet nga vrasjet e 21 Janarit

Alfred Ahmetcenaj, ish-komandant i njësisë speciale të Gardës së Republikës përmendet dhe dëgjohet në audion e komunikimeve të gardës më 21 Janar, publikuar nga gazetari Artan Hoxha. Ahmetcenaj ishte epror i Agim Llupos, i cili u dënua bashkë me komandantin Ndrea Prendi lidhur me ngjarjen që u mori jetën 4 qytetarëve në protestën e 21 Janarit. Gjatë një interviste për “5 pyetjet.al”, ai është shprehur se komunikimet mes tyre kanë qenë ato të kryerjes normale të detyrës dhe ka mohuar që të jetë dhënë një urdhër për të qëlluar mbi trupat e njerëzve.

Intervista e Alfred Ahmetcenajt për “5pyetjet.al”

Zoti Ahmetcenaj a ju kujtohet komunikimi me zotin Prendi në 21 Janar?

Nuk e kam idenë. Nuk e di fare. Unë di që në 21 Janar kam kryer detyrën në zbatim të ligjit.

Nuk ju kujtohet momenti kritik kur humbën jetën protestuesit?

Në 21 Janar ka pasur komunikime në mënyrë të vazhdueshme.

Kjo audio del për herë të parë dhe nga qeveria është cilësuar si provë e re…

Nuk di të them. Nuk jam në gjendje të them tani komunikimet që kemi pasur, pas 12 vitesh. Por nuk gjykoj që ka ndonjë gjë këtu, ata le ta konsiderojnë gjë të re dhe si të duan. Këta janë komunikime normale të kryerjes së detyrës.

Ne e kuptojmë se kjo është çështje sensitive. 21 Janari ka qenë një ditë fatkeqe për atë që humbën jetën dhe për në gardistët. Hetimi është devijuar që në fillim për këtë çështje.

Këto që më thatë (për audion) nuk jam në gjendje as t’i konfirmoj dhe as t’i mohoj. Nuk di të them. Ne kemi pasur një plan masash që mendoj se është zbatuar në korrektesë. Në dijeninë time nuk kam shkelur ndonjë rregull.

Në audio, sipas transkiptit thuhet se Ndrea Prendi deklaron “ky është urdhri dhe nëse protestuesit kalojnë gardhin të hapet zjarr luftarak”, por ata nuk e kaluan gardhin…

Nuk di të them. Në dijeninë time nuk kam marrë urdhër kurrë për të qëlluar. Përdorimi i armëve të zjarrit është bërë në përputhje me ligjin.

Para një viti Ndrea Prendi thoshte që plumbat kanë qenë rikoshet, ju si mendoni?

Kjo duhet të dalë nga provat. Efektivët e mi, unë fola pas protestës, aty e mora vesh që kishte të vdekur dhe më thanë që armët janë përdorur pa kryer qitje të drejtpërdrejtë mbi njerëzit. As kam marrë urdhra për të vrarë njeri. Kjo që ndodhi nuk duhet të ndodhte.

Përdorimi i armëve personale është përgjegjësi personale atyre që e kanë. Çdo punonjës që ka qenë në detyrë në 21 Janar ka bërë një instruktazh dhe ka firmosur dhe e di përgjegjësinë për përdorimin e armës së zjarrit. Përgjegjësia është e atij që e ka në dorë armën. Ka pasur një plan masash për 21 Janarin pa menduar se do të vinte kjo.

Ju nuk keni marrë urdhër në radio për të qëlluar, njësia që ju drejtonit?

Jo! Këto që kanë dalë, transkiptet nuk i mbaj mend.

Qëndrojmë te audio, zoti Prendi ju tërheq vëmendjen duke ju thënë “Alfred, po afrohen shumë dhe duhet të jemi gati për zjarr”.

Këtë nuk e di. Nuk jam i sigurt për ta thënë këtë. Plani i masave e ka pasur të përcaktuar në momentin që kishin detyrimin për përdorimin e armëve.

Ky momenti i përdorimit të armëve ka qenë i përcaktuar në planin e masave. Edhe nëse “luan nga mendtë” dhe jep dikush urdhër për të qëlluar, sikur po pretendohet. E ka detyrimin punonjësi urdhrin e paligjshëm të mos e zbatojë.

Edhe nëse ka pasur urdhër…

Përdorimi i armës së zjarrit nuk i lë hapësirë që punonjësi ta përdorë me urdhër. Ngarkon personin përgjegjës me përgjegjësi të drejtpërdrejt. Këta duan ta keqpërdorin këtë ngjarje. Kjo në dijeninë time nuk është e mbyllur si dosje.

Ne na kanë thirrur dhe pyetur në mënyrë të vazhdueshme. Edhe nëse do të përdoreshin armët e zjarrit, në të gjitha rastet duhet të bëhej në përputhej me ligjin nëse prekej territori, por jo përdorimi i drejtpërdrejtë ndaj njerëzve. Përdorimi i armëve në ajër është në përputhje me ligjin.

Duke e parë tani pas shumë vitesh ku janë qëlluar protestuesit, vendi, a justifikohet nëse marrim versionin që ka qenë qitja e drejtpërdrejtë?

Nuk justifikohet në asnjë rast. Kjo duhet të dalë nga hetimi nëse është regjistruar qitja e drejtpërdrejtë apo nga cilët anë. Unë për fat kam qenë në pjesën e përparme të Kryeministrisë kur ka ndodhur kjo, përdorimi i armëve të zjarrit atë ditë. Nuk kam qenë as në kontakt vizual.

Pra, qitja e drejtpërdrejtë a justifikohet duke pasur parasysh pozicionin e protestuesve?

Nuk e besoj se ka pasur qitje të drejtpërdrejtë.

Si e ka shënjuar 21 Janari jetën tuaj?

Sigurisht është ngjarje stresuese. Humbja e jetës së njerëzve nuk duhet të ndodhi asnjëherë. Ndjej keqardhje për atë ngjarje. Të gjithë oficerët e gardës atë ditë në detyrë i ka tronditur. Kur ka mbaruar protesta e mësova që kishte viktima. Kjo është ngjarje tronditëse që nuk duhet të kishte ndodhur.

 

Ju sugjerojmë

“E planifikuar”, Hoxha për sulmin ndaj Berishës: Si doli aq shpejt kartela e autorit
Kronikë

Inceneratorët, Artan Hoxha: Arben Ahmetajn e duan sa më shpejtë në burg

23 Mars, 2023 9:30 pm
Nga emigrimi i paligjshëm te bashkëpunimi mes universiteteve,diskutimet e Ramës dhe Sunak
Kryesore

Nga emigrimi i paligjshëm te bashkëpunimi mes universiteteve,diskutimet e Ramës dhe Sunak

23 Mars, 2023 9:17 pm
Blinken niset për në Francë për të rigjallëruar Aleancën Transatlantike
Bota

Blinken: Plani kinez i paqes nuk i jep fund agresionit rus në Ukrainë

23 Mars, 2023 8:44 pm
A rrezikon Elbasani përplasje para zgjedhjeve lokale? Gjiknuri: Nëse opozita organizon…
Politikë

A rrezikon Elbasani përplasje para zgjedhjeve lokale? Gjiknuri: Nëse opozita organizon…

23 Mars, 2023 8:39 pm
“Tregjet janë këneta”,Braçe:Luftoni abuzimin, ose me tregtarët ose me fshatarët
Politikë

Braçe: Bujqve t’u paguhen pagesat e vonuara nga grumbulluesit

23 Mars, 2023 8:32 pm
Sllovakia i dorëzon Ukrainës avionë luftarakë
Bota

Sllovakia i dorëzon Ukrainës avionë luftarakë

23 Mars, 2023 8:29 pm
Orban kundër Gjykatës Ndërkombëtare: Nëse Putin shkel në Hungari, ne nuk do ta arrestojmë
Bota

Orban kundër Gjykatës Ndërkombëtare: Nëse Putin shkel në Hungari, ne nuk do ta arrestojmë

23 Mars, 2023 8:03 pm
Shqetësime për sistemet bankare në mbarë globin
Bota

Shqetësime për sistemet bankare në mbarë globin

23 Mars, 2023 7:56 pm
Pse qeveritë e botës po godasin TikTok?
Bota

Pse qeveritë e botës po godasin TikTok?

23 Mars, 2023 7:42 pm
Këlliçi dorëzon mandatin, kritika PD: Nuk i kemi shërbyer qytetarëve me sherrnajën tonë
Politikë

Këlliçi dorëzon mandatin, kritika PD: Nuk i kemi shërbyer qytetarëve me sherrnajën tonë

23 Mars, 2023 7:26 pm
Para
LISTA/ Këto janë 10 qytetet më të vizituara në botë

Home office po dështon me fëmijët, dhjetëra azilantë të zhdukur nga hotelet e tyre

Detajet/Borxhi i pashlyer i 34-vjeçarit shkak i lëndës plasëse në banesë

Detajet/Borxhi i pashlyer i 34-vjeçarit shkak i lëndës plasëse në banesë

Punonjëset e seksit në Moldavi:Marianën e varën,Natashën e mbytën, si vdiq Julia nuk e di

Punonjëset e seksit në Moldavi:Marianën e varën,Natashën e mbytën, si vdiq Julia nuk e di








TE FUNDIT

Inceneratorët, Artan Hoxha: Arben Ahmetajn e duan sa më parë në burg

“E planifikuar”, Hoxha për sulmin ndaj Berishës: Si doli aq shpejt kartela e autorit
23 Mars, 2023

Gazetari Artan Hoxha thotë se ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetajn e duan sa më shpejt në burg për të mbyllur aferën korruptive...

Lexo më shumë

Nga emigrimi i paligjshëm te bashkëpunimi mes universiteteve,diskutimet e Ramës dhe Sunak

Nga emigrimi i paligjshëm te bashkëpunimi mes universiteteve,diskutimet e Ramës dhe Sunak
23 Mars, 2023

Qeveria e Britanisë së Madhe ka zbardhur temat e diskutimeve mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij, Rishi Sunak....

Lexo më shumë

Blinken: Plani kinez i paqes nuk i jep fund agresionit rus në Ukrainë

Blinken niset për në Francë për të rigjallëruar Aleancën Transatlantike
23 Mars, 2023

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha ligjvënësve të mërkurën se mbështetja diplomatike dhe materiale e Kinës për Rusinë...

Lexo më shumë

A rrezikon Elbasani përplasje para zgjedhjeve lokale? Gjiknuri: Nëse opozita organizon…

A rrezikon Elbasani përplasje para zgjedhjeve lokale? Gjiknuri: Nëse opozita organizon…
23 Mars, 2023

Teksa shprehet i bindur për fitoren e socialistëve në Elbasan, Damian Gjiknuri, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, thotë se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com