Kryesore

“Nuk kam konkurrencë me Berishën”, Meta: Do ndezim flakën e demokracisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:46 - 26/07/22 |
Opi Nion

Kryetari i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur se kush do e kryesojë opozitën.

Në përgjigjen e tij, Meta tha se nuk ka konkurrencë me Sali Berishën për këtë çështje.

Ish-presidenti u shpreh se konkurrenca e vetme do jetë denoncimi i korrupsionit.

Nuk është ky problemi ynë, se kush do jetë partia e parë e opozitës. Nuk je gjë tjetër veçse bisht i mazhorancës. Je i paaftë për ndryshim. Nuk kam asnjë konkurrencë, këto janë shpikje të kleptokracisë, me zotin Berisha. Nëse do ketë konkurrencë, do jetë luftë e përditshme kundër korrupsionit ndaj kapjes së shtetit. Ftoj çdo qytetar, miq dhe partnerë që çdo informacion, çdo denoncim dhe deklaratë, ta sjellin tek Ilir Meta dhe Partia e Lirisë. Të jenë 100% të bindur se nuk do i dalë emri si burim informacioni. Siç nuk i ka dalë askujt deri më tani. Kur qeveria ka vendosur ta përgjysmojë Shqipërinë, sigurisht ne si Parti e Lirisë do ndezim shpresën, flakën e demokracisë”,-tha Meta.

Pas