Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nuk ka publicitet të keq”, edhe Daily Mail shkruan për “Taken by Albania”

2019/03/15 at 10:50 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nuk ka publicitet të keq”, edhe Daily Mail shkruan për “Taken by Albania”

Slogani i fundit i ministrisë së Turizmit “Taken by Albania“ ( i rrëmbyer nga Shqipëria) i huazuar nga filmi i njohur i aktorit Liam Neeson, ku shqiptarët paraqiten si rrëmbyes dhe trafikantë droge, për të promovuar turizmin në Shqipëri vijon të shkaktojë reagime në mediat botërore.
Sipas shkrimit të publikuar nga DailyMail është një veprim i guximshëm të promovosh turizmin dhe Shqipërinë si një destinacion pushimesh me një slogan që i referohet një filmi, ku shqiptarët paraqiten si rrëmbyes dhe trafikant droge dhe seksi.

Por duket se kjo është ajo çfarë Shqipëria ka bërë me promon e re për turizmin “Rrëmbehu nga Shqipëria”. Në vazhdim të shkrimit të Daily Mail, thuhet se në këtë rast përshtatja e fjalës ‘rrëmbim’ ka të bëjë me idenë ‘tërheqjes’, ndonëse është e pamundur që kjo fjalë të mos lidhet me filmin e vitit 2008 të Liam Neeson, i cili ka të bëjë me idenë e trafikimit njerëzor dhe të drogës nga shqiptarët.
Kjo lidhje në videon e publikuar nga Ministria e Turizimit, i referohet reputacionit për aktivitete kriminale që kanë shqiptarët dhe fton aktorin të vijë t’a vizitojë Shqipërinë.

DailyMail vijon duke cituar disa nga fjalët e thëna në video për këtë rast: “Në kulturën popullore Shqipëria është përshkruar si parajsë për drogën, kriminelët dhe gangsterët. Ne e kuptojmë që ky perceptim mund të bëjë për filma të mirë si “Taken” është tërësisht i pavërtetë. Në të vërtetë Shqipëria është një vend i bukur dhe gjithashtu një vend i sigurt për të vizituar dhe për të jetuar.”
Në video ftohet aktori i njohur Neeson që të vijë në Shqipëri dhe të ‘rrëmbehet’ nga bukuria e natyrës, mikpritjes dhe traditave, shkruan DailyMail. Në vijim e përshkrimit të videos thuhet se janë duke u inkurajuar vizitorët që të firmosin një peticion për të bindur aktorin që ta vizitojë Shqipërinë, një veprim që edhe mund të keqkuptohet prej tij.

Vetëm gjatë muajit të kaluar Neeson shkaktoi polemika pasi i tregoi një gazetari sesi është përgatitur për rolin e tij të fundit mjaft të dhunshëm në filmin ‘Cold Pursuit’. Në intervistën që aktori Liam Neeson ka dhënë për “The Guardian” ka shpjeguar sesi përdhunimi i një shoku të tij 40 vite më parë e kishte çuar në një moment çmendurie për të kërkuar hakmarrje tek çdo person me ngjyrë që do t’i dilte para atë mbrëmje, duke lënë përshtypje si racist.

Kjo sipas tij e ndihmoi që të luante rolin e një personi që i kishin vrarë djalin. Ministria e Turizmit në Shqipëri mund të jetë duke shpresuar që lidhja e filmit dhe aktorit në fushatën e saj mund t’i bëjë njerëzit të flasin për Shqipërinë duke adoptuar shprehjen e njohur “nuk ka publicitet të keq”, përfundon shkrimin e saj Daily Mail./Xh.K/Opinion.al/

Etiketa: Daily Mailshkrimtaken by albania

Ju sugjerojmë

Kryetarja e Kushtetueses:Një gjykatë që nuk guxon, është thjesht dekor institucional
Aktualitet

Kryetarja e Kushtetueses:Një gjykatë që nuk guxon, është thjesht dekor institucional

20 Tetor, 2025 2:55 pm
Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar

20 Tetor, 2025 2:52 pm
Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital
Kryesore

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital

20 Tetor, 2025 1:20 pm
Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
Aktualitet

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

20 Tetor, 2025 12:51 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Pogradec, shpërthen granata, plagoset 49-vjeçari

20 Tetor, 2025 12:24 pm
PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Kryesore

Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit

20 Tetor, 2025 12:21 pm
Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun
Aktualitet

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun

20 Tetor, 2025 11:37 am
Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal
Aktualitet

Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal

20 Tetor, 2025 11:19 am
Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë
Bota

Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë

20 Tetor, 2025 10:08 am
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

“Putin, më i fortë se Hamasi”, Zelensky: SHBA të ushtrojë më shumë presion

20 Tetor, 2025 9:34 am
Para
Që nga mosha 16 vjeç mund të marrësh armë në Zelandën e Re

Që nga mosha 16 vjeç mund të marrësh armë në Zelandën e Re

Horoskopi/ Lajme të mira për të dashuruarit, çfarë kanë rezervuar yjet sot

Horoskopi 16 mars 2019

Parashikimi i motit për 24-25 Dhjetor/Ja si do jetë koha për Krishtlindje

Moti për sot, me vranësira dhe temperatura të larta

TE FUNDIT

Kryetarja e Kushtetueses:Një gjykatë që nuk guxon, është thjesht dekor institucional

Kryetarja e Kushtetueses:Një gjykatë që nuk guxon, është thjesht dekor institucional
20 Tetor, 2025

Në fjalën e saj përpara përfaqësuesve të Kuvendit, Qeverisë, Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venecias, gjatë aktivitetit me temë...

Lexo më shumë

Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar

Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar
20 Tetor, 2025

Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital privat në kryeqytet. Në një njoftim zyrtar, spitali njofton se...

Lexo më shumë

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital
20 Tetor, 2025

Nga fillimi i vitit 2026 do të jetë gati për qytetarët mjeti i Identifikimit Digjital. Lajmin e dha kryeministri Edi...

Lexo më shumë

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
20 Tetor, 2025

Prej 12 ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore. Mësohet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com