Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nuk ka kurrfarë ngazëllimi për viktimat”, sociologu Ergys Mërtiri reagon pas statusit për Greqinë

2018/07/25 at 5:50 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Ndërkombëtarët, dështakët kryesorë të reformës

Një postim i sociologut Ergys Mërtiri lidhur me tragjedinë e zjarreve në Greqi duket se është keqkuptuar apo më shume akoma, është keqpërdorur dhe abuzuar. Vetë sociologu përmes një postimi të ri në Facebook sot, është përpjekur të sqarojë qëndrimin e tij. Mërtiri shkruan se qëllimisht komentet e tij janë shtrembëruar nga mediat e Ramës, që e kanë sulmuar sociologun. Ai e konsideron kete sulm si një abuzim bastardësh të motivuar politikisht.


Statusi i plotë i Mërtirit sot

 

Mediat e Ramës më kanë sulmuar personalisht duke shtrembëruar në mënyrë të paturp, hapur dhe qëllimisht komentet e mija mbi ngjarjet në Greqi.

Fillimisht Gazeta Tema, e më pas një lukuni portalesh që punojnë si togë pushkatimi ndaj gjithkujt që bezdis qeverinë me mendimet që shfaq, shkruajtën se unë paskësha bërë një koment ku ngazëllehesha për viktimat e zjarreve në Greqi.

Duke u kujdesur të theksojnë që në fillim se unë qenkam një komentues që përfaqësoj PD-në, ata përpiqen që, në këtë mënyrë, të përdorin mashtrimin dhe shtremberimin e fjalëve të mija, si mjet për të goditur mua dhe opozitën. Në fakt, unë nuk jam as anëtar e as militant i Partisë Demokratike, dhe nuk bëj pjes në asnjë forum apo organizim të saj. Nëse shkruaj kundër Edi Ramës dhe jam angazhuar në disa protesta kundër tij, kjo vjen sepse qeverisjen e tij e shoh si një mynxyrë për këtë vend, si asnjë qeveri tjetër më parë. Por përpjekja për të krijuar lidhje politike në një koment krejt normal dhe fare individual timin, është thjesht dhe vetëm mjerane, që tregon nivelin e qelbit që ka pushtuar mendjet dhe shpirtrat e atyre që janë në anën e këtij pushteti.

Në të vërtetë, që në rreshtin e parë të komentit tim në facebook, kam shprehur, e zeza mbi të bardhë, ndjeshmërinë time ndaj viktimave:
“Ndjej keqardhje per cdo jete te humbur ne Greqi. Vdekja eshte e tmerrshme dhe te trishton kudo ku e sheh. Solidariteti njerezor duhet te qendroje permbi dallimet tona etnike, racore apo ideologjike.”

E si mund të thuash se qenkam ngazëllyer për viktimat? Por, nga ana tjetër, jam përpjekur të sqaroj gjithashtu se kjo keqardhje nuk duhet të ngatërrohet me përgjithësime konceptesh me domethënie politike si “fqinjësia e mire”:
“Po te jete per fqinjesi ata kane qene fqinj te keqinj per ne. Na kane marre territor, na kane vrare, persekutuar, perzene nga shtepite dhe ende nuk i pranojne krimet e tyre. Natyrisht une arrij te dalloj grekun e thjeshte nga politikat shoviniste te vendit te tij dhe nuk fajsoj cdo grek tek e tek per to. Prandaj dhe them se solidariteti dhe empatia qe i adresohet njeriut si qenie njerezore nuk duhet te ngaterrohet me nocione kolektive njesish etniko-politike si fqinjesia.”

Mund të diskutojmë sa të doni nëse biem apo nuk biem dakort në këtë që unë mendoj, por nuk ka njeri që gëzon një shëndet mendor normal, që të mos kuptojë se këtu nuk ka kurrfarë ngazëllimi për viktimat apo urrejtje për grekët. Në bindjet e mija unë mbroj nacionalizmin humanist, që kërkon një rregullim të shtetit-komb në harmoni me të drejtat dhe dinjitetin e kombeve të tjerë, përfshi këtu madje dhe ata me të cilat kemi probleme. Nuk ka kuptim sesi të jem antigrek, e aq më tepër të gëzohem për viktima të pafajshme nga një fatkeqësi dramatike si kjo.

Ajo çfarë kam shprehur në statusin tim në facebook është se përballë tragjedish të tilla nuk ka përse të hyjë në referencë fqinjësia. Natyrisht, ta kesh më pranë tragjedinë të bën më të ndjeshëm sesa kur ajo ndodh, bie fjala në Afrikë apo Australi, pavarësisht se, virtyti e do që, tragjedinë ta vlerësosh njëlloj, kudo ku ajo ndodh. Por, kur “fqinjësia” përdoret si nocion përtej gjeografisë dhe këmbimeve normale mes popujve, termi prodhon një nonsens. Për këtë e shoh si të tepërt përfshirjen e fqinjësisë në empatinë normale njerëzore ndaj viktimave.

Nga ana tjetër, në një plan konceptual, unë e shoh si pa sens dembsurinë e shprehur në mënyrë kolektive ndaj një populli të tërë, gjë që bën pa dashur spostimin e çështjes, nga rrafshi human në një truall politik. Viktimat janë individuale dhe nuk mund ti përkasin nocioneve kolektive të konstruktuara me të cilat ne shenjojmë grupe njerëzish, siç është edhe koncepti “popull grek”, “popull shqiptar” etj. Populli nuk ekziston si një njësi organike, ndaj nuk mund të thuash se ai po vuan një tragjedi ndaj së cilës duhet të solidarizohemi, si populli ndaj popullit.

Ky është qendrimi im dhe çdo përpjekje për të abuzuar duke e paraqitur atë si antigrek apo edhe më keq, si antihuman, është një abuzim bastardësh të motivuar politikisht. Politika e shantazhit që media të tilla i bëjnë çdo njeriu që nuk i shkon pas avazit pushtetit, vret klimën e debatit dhe lirinë e të shprehurit, duke i bërë të gjithë ata që kanë diçka për të thënë, të stepen dhe të tërhiqen në privatësinë e tyre.

Opinioni duhet të reagojë ndaj kësaj klime që po vret mendimin e lirë duke ia lënë në duar hapësirën e mendimit dhe reagimit militantëve që zbrazin mllefe e fyerje nga më patetiket, pa kuptuar fare se çfarë po sulmojnë, e madje edhe pa lexuar as shkrimin e atij që fyejnë. Nëse kjo klimë tolerohet, opinioni publik do të mbetet peng i psikopatëve, injorantëve dhe analfabetëve.

 

Statusi i Mërtirit që shkaktoi polemikën

Ndjej keqardhje per cdo jete te humbur ne Greqi. Vdekja eshte e tmerrshme dhe te trishton kudo ku e sheh.
Solidariteti njerezor duhet te qendroje permbi dallimet tona etnike, racore apo ideologjike. Por edhe te thuash se solidarizohemi me greket sepse ata jane fqinjet tane, eshte pa kuptim. Po te jete per fqinjesi ata kane qene fqinje te keqinj per ne. Na kane marre territor, na kane vrare, persekutuar, perzene nga shtepite dhe ende nuk i pranojne krimet e tyre.
Natyrisht une arrij te dalloj grekun e thjeshte nga politikat shoviniste te vendit te tij dhe nuk fajsoj cdo grek tek e tek per to. Prandaj dhe them se solidariteti dhe empatia qe i adresohet njeriut si qenie njerezore nuk duhet te ngaterrohet me nocione kolektive njesish etniko-politike si fqinjesia. Po te jete per fqinjesi greket kane qene historikisht nje mallkim per ne.

 

Etiketa: abuzimiergys mertirigreqiamediasulmi


Ju sugjerojmë

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

5 Qershor, 2025 4:15 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 Qershor, 2025 3:56 pm
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Aktualitet

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

5 Qershor, 2025 3:48 pm
Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
Aktualitet

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

5 Qershor, 2025 3:45 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

5 Qershor, 2025 3:37 pm
Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin
Aktualitet

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

5 Qershor, 2025 3:07 pm
Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin
Aktualitet

Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin

5 Qershor, 2025 2:48 pm
Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit/Kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
Aktualitet

KAS vendosi rinumërim e votave në Tiranë, Alimehmeti: Fati ndihmon kurajozët

5 Qershor, 2025 2:40 pm
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Aktualitet

I dënuar për drogë/Policia i sekuestron në Kamzë, pasurinë me vlerën 500 mijë euro

5 Qershor, 2025 2:24 pm
Qeveria miraton strategjinë 2025-2030, do të jepet pensioni i 13-të për të moshuarit
Aktualitet

Qeveria miraton strategjinë 2025-2030, do të jepet pensioni i 13-të për të moshuarit

5 Qershor, 2025 2:20 pm
Para
”Sulltanesha Hyrrem”, bën ndryshimin drastik në pamje… Nuk keni për ta njohur

”Sulltanesha Hyrrem”, bën ndryshimin drastik në pamje… Nuk keni për ta njohur

I lidhur këmbë e duar, bullgari ia del të notojë për 3 orë në Liqenin e Ohrit

I lidhur këmbë e duar, bullgari ia del të notojë për 3 orë në Liqenin e Ohrit

Kush ishte polic Dushani, torturuesi i Pjetër Arbnorit dhe njeriu që ngacmonte vajzat në Tiranë

Kush ishte polic Dushani, torturuesi i Pjetër Arbnorit dhe njeriu që ngacmonte vajzat në Tiranë
















TE FUNDIT

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
5 Qershor, 2025

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka  pritur në një takim homologun e tij shqiptar ministrin Pirro Vengu, ku u diskutua...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
5 Qershor, 2025

Kuvendi ka miratuar këtë të enjte me 71 vota pro të gjitha pikat e rendit të ditës. Dy nga pikat...

Lexo më shumë

De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…

De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…
5 Qershor, 2025

Ja ku jemi përsëri. 11 vjet më vonë, kombëtarja shqiptare e gjen veten sërish në rrugën e saj drejt majave...

Lexo më shumë

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e
5 Qershor, 2025

Në seancën e sotme plenare është diskutuar ndër të tjera edhe projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë ndërmjet Republikës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com