Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk ka komb kosovar!

2016/10/17 at 7:03 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuk ka komb kosovar!

Nga Shkëlzen Maliqi


Zbuluesit dhe promovuesit e ‘kombit kosovar’ nisen nga nje keqperkthim, ose perkthim preferencial te reduktuar te nocioneve perendimore te fjaleve ‘nation’ dhe ‘nationality’, me gjithe reduktimin e koncepteve percjellese te ketyre dy fjaleve. Ne gjuhen shqipe fjala komb ka disa kuptime, ky ngaterresa e dy prej tyre eshte burim i “sherrit”. Fjalori i gjuhes shqipe veçon si paresor kuptimin qe mbi nje shekull nenkupton bashkesine e gjuhes dhe etnise te nje populli – nuk po e citoj ne detaje – qe jo domosdoshmerisht jeton ne nje shtet. Ne gjithe letrat shqipe, me ndonje perjashtim te vogel, kur perdoret nocioni kombi shqiptar, nenkuptohet teresia e atyre qe ndihen dhe deklarohen si shqiptar.

Nderkaq, kuptimi i dyte i fjales komb ne perdorimin e tij ne shqip, dhe jo vetem ne shqip, klasifikohet si special dhe me i ngushte, i aplikueshem ne disa fusha, duke iu referuar shtetit dhe shtetesise. Vetem se ne kete kuptimin me te ngushte, emertohen entitete me te gjera si : ‘Kombet e bashkuara’, ‘kombi amerikan’, ‘kombi britanik’ etj.

Nexhmedin Spahiu, Halil Matoshi, Fatos Lubonja e disa te tjere e injorojne kuptimin e pare shume me te perhapur jo vetem ne gjuhen shqipe por edhe gjithandej globit, per te konkluduar se shteti eshte parakusht dhe berthama e kombit, andaj me krijimin e shtetit te Kosoves, pos kombit shqiptar, qe rrudhet ne emertim te shtetasve te Shqiperise, duhet te konstruktohet dhe njihet edhe kombi kosovar, ku pos shqiptareve etnik, duhet te perfshihen edhe serbet dhe minoritetet tjera. Ne nje polemike qe para disa vitesh e kam pasur me Fatos Lubonjen, ky insistonte se vetem shtetasit e Shqiperise perbejne kombin shqiptar, kurse ata jashte Shqiperise, varesisht se ne cilin shtet jetojne dhe çfare pasaporte kane, duhet te quhen pjesetar te kombit kosovar, ose te kombit maqedon, malazez, serb etj. Ti thuash ne gjuhen shqipe shqiptarit ne Maqedoni se luajaliteti i tij ndaj shtetit maqedonas e ben ate pjesetar te kombit maqedonas eshte sikur tia hedhësh rrufene ne koke, sepse nenidentiteti kyç per te eshte refuzimi i kombesise maqedone, dhe kjo vlen edhe per ata te Lugines qe do te behen me kombesi serbe, ose Ulqinakeve me kombesi malazeze.

Edhe serbet e Kosoves mund ta pranojne shtetesine por jo edhe kombesine kosovare.

Tek dhunuesit e gjuhes dhe kuptimeve te shumfishta te fjaleve, qe jane komplekse si edhe vete realiteti, shtetesia dhe luajaliteti ndaj shtetit ngaterrohen me perkatesine etnike dhe kombetare.

Nuk ka komb kosovar, pos si pretendim i atyre qe e ngaterojne konceptin e kombit me ate te shtetesise. Ka vetem shtetesi kosovare qe, nder te tjera, eshte nje nder nenidentitet (ne nje treve shqiptare) e te qenit shqiptar me kombesi.

Edhe ne literaturen perendimore theksohet ajo qe eshte ide pikenisje e ngaterresave tona me ‘nation’ dhe ‘nationality’ nuk eshte me perhapje univerzale, perkundrazi ne shume shtete te lindjes, sidomos per etnite dhe kombet e ish Bashkimit Sovjetik dhe ne Ballkan, me i pershtatshem dhe me i perhapur eshte koncepti dhe emertimi si ai qe e kemi ne gjuhen shqipe.

Togfjaleshi ‘kombi shqiptar’ eshte emertim permbledhes per te gjithe ata qe ndihen dhe deklarohen si shqiptare, dhe kjo vlen edhe per kombin rus, polak, çek, kroat etj.etj. Madje ky nocion ka perdorim legjitim nderkombetar edhe per kombet pa shtet, p.sh. per kombin kurd ose ate palestinez, qe ne anglisht quhen ‘kurdish and palestinian nation’.

* * *

E bera kete shenim relativisht te thukte per te nxjerr perfundimin se nuk ka asnje kontradikte e as konfliktualitet brenda identitetit kompleks shqiptar qe ma mundeson te jam me shtetesi kosovar, bile edhe te jam krenar per kete, dhe te ndihem me kombesi, pa ekuivoke – shqiptar. Kjo do te thote se Halili dhe Nexhi nuk mund te jene me kosovar se une, e as Tosi – me shqiptar se une

 



Ju sugjerojmë

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
Bota

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

7 Qershor, 2025 9:19 am
Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Bota

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

7 Qershor, 2025 9:10 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Para
Milionat që fiton në ditë Adele nga albumi i fundit

Milionat që fiton në ditë Adele nga albumi i fundit

Zgjedhjet për Kryetarin e LSI, ja kush kandidon përballë Metës

Meta: Grekët më ngritën shqetësimin e kultivimit të kanabisit në Shqipër

Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas gruan në semafor

Tjetër aksident me vdekje në autostradën Tiranë – Durrës
















TE FUNDIT

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
7 Qershor, 2025

Jashtë një kafeneje, pak metra larg ”Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po rregullonin dy flamurë në një...

Lexo më shumë

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
7 Qershor, 2025

Porti i Durrësit mirëpriti mëngjesin e sotëm kroçerën turistike “MV Deutschland”, me 463 pasagjerë në bord, shumica prej të cilëve...

Lexo më shumë

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
7 Qershor, 2025

Policia e Fierit ka zhvilluar operacionin e koduar ‘Koordinata’, i cili çoi në zbulimin dhe asgjësimin e 1881 fidanëve narkotikë...

Lexo më shumë

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
7 Qershor, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga sfida historike e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, reagimet janë të shumta. Një prej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com