Ligji i Dekriminalizimit pritet që të nxjerrë të tjerë zyrtarë me të kaluar kriminale.
Sot Elvis Rroshi u largua nga posti i kreut të Bashkisë së Kavajës pasi ka qenë i dënuar në Itali për përdhunim në grup.
Por, viktimë e Dekriminalizimit duket se do të bien edhe zyrtarë të Qeverisë. Zv/ministri i Brendshëm Ilir Marko nga radhët e LSI ka qenë i dënuar më parë me 4 vite burg për trafik të makinave.
Marko është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Tiranës në vitin 2006 për trafikim të mjeteve motorike. Shikoni më poshtë vendimin e Gjykatës.