Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk ka asnjë tregues për “luftë” me Malin e zi

2016/09/22 at 8:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuk ka asnjë tregues për “luftë” me Malin e zi

Nuk ka asnjë indikacion për ndonjë “konflikt të armatosur të mundshëm apo luftë” ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, pretekst i së cilës do të ishte Demarkacioni i kufirit ndërmjet dy shteteve, vlerësojnë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, si dhe njohës të zhvillimeve politike dhe të rrethanave të sigurisë në Kosovë.


Reagimet e tilla të zyrtarëve të Qeverisë, por edhe analistëve të çështjeve politike dhe të sigurisë, vijnë pas deklaratave të Albin Kurtit, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e subjektit më të madh opozitar Lëvizja Vetëvendosje, i cili nga mediet vendore është cituar të ketë thënë se “Demarkacioni i Murat Mehës (Kryetar i komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare) bën konfliktin, luftën dhe gjakderdhjet e reja me Malin e Zi”.

Bajram Gecaj, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal i Qeverisë së Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, i quan deklaratat e deputetit Kurti si të papërgjegjshme, si dhe ka hedhur poshtë çdo pretendim se marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi, e formës së tanishme, prodhon situatë për ndonjë luftë të mundshme me Malin e Zi.

“Nuk ka kurrfarë indikacionesh dhe unë besoj, sepse ne jemi në kontakte të vazhdueshme me këtë shtet, sepse është shtet mik, është shtet fqinj, me të cilin kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të mira. Nuk besoj që këto deklarata do të merren si deklarata serioze. Megjithatë, është plotësisht e papërgjegjshme që një lider i një lëvizje apo një subjekti politik, i cili është subjekt parlamentar, të bëj deklarata të tilla, deklarata, të cilat, fatkeqësisht, do ta orientonin Kosovën drejt një lufte me një shtet, me të cilin nuk kemi aspak dhe asnjë problem kontestues”, ka thënë ministri Gecaj.

Deklaratën e deputetit Kurti e e vlerëson si të papërgjegjshme edhe Halil Matoshi,analist i çështjeve politike.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se pas një shekulli, në rajon ekziston një stabilitet i qëndrueshëm dhe askush i përgjegjshëm nuk do të ishte i gatshëm ta prishë këtë stabilitet, e posaçërisht duke dërguar mesazhe kërcënuese ndaj Malit të Zi, që sipas Matoshit, është një nga shtetet mike të Kosovës.

“Jo vetëm që e ka njohur shtetin e ri, por ia ka shtrirë edhe dorën e miqësisë, do të thosha. Dhe, duke qenë se është kandidat potencial për NATO, Mali i Zi, praktikisht duhet të ishte partner i Kosovës në integrimet euro-atlantike dhe jo dikujt t’i shkojë mendja që të kërcënojë me luftë një shtet fqinj. Prandaj, mendoj që zoti Kurti nuk është serioz në këtë deklaratë dhe mendoj që nga publiku nuk do të merret seriozisht”.

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Burim Ramadani, profesor i Sigurisë kombëtare në Kolegjin ISPE, thotë për Radion Evropa e Lirë se deklaratat dhe parashikimet e deputetit Kurti për një luftë të mundshme me Malin e Zi, nuk kanë asnjë bazë të qëndrueshme dhe asnjë argument me premisa reale.

Por, sipas tij, ato janë deklarime që me një dozë të madhe tentojnë ta nxisin dhe rikthejnë një gjuhë të urrejtjes ndërshtetërore, ndërkohë që një gjuhë e tillë është e papranueshme për integrimet euro-atlantike të Kosovës.

“Nëse e shohim mozaikun e gjerë pas kësaj deklarate të fundit për luftë me Malin e Zi, atëherë ne po japim një mesazh, i cili është mesazh i destabilitetit rajonal dhe i vendosjes së Kosovës në pozita armiqësore edhe me një fqinj tjetër, i cili deri më tash nuk ka pasur asnjë lloj indikacioni armiqësor ndaj Kosovës. Për bindjen time, zoti Kurti, si parashikues ose si analist ka dalë krejtësisht i gabueshëm dhe si politikan krejtësisht i papërgjegjshëm”.

Ramadani ka shtuar se çështja e Demarkacionit është problem krejtësisht i brendshëm i politikës së Kosovës dhe jo i Malit të Zi, me të cilin, siç thotë ai, Kosova ka marrëdhënie shumë të mira.

Se në Mal të Zi nuk ka pasur shumë polemika për çështjen e shënjimit të vijës kufitare me Kosovën,e ka konfirmuar edhe Nik Gjeloshaj, deputet i Alternativës shqiptare në përbërjen e deritanishme të Parlamentit të malit të Zi.

Në një intervistë për Radion Evropa e lirë, ai ka theksuar se “më shumë është diskutuar për atë se a do ta pranojë ose jo Kosova marrëveshjen” dhe ka shprehur mendimin se “dy shtetet fqinje, Kosova dhe Mali i Zi, duhet ta zgjidhin çështjen me gjyq ndërkombëtar, i cili do ta definonte saktë dhe nuk do të linte dilema”. (REL)

Etiketa: kosoveluftemali i zi


Ju sugjerojmë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

6 Nëntor, 2025 10:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

6 Nëntor, 2025 10:53 pm
Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
Politikë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

6 Nëntor, 2025 10:21 pm
Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
-U tha në Opinion

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

6 Nëntor, 2025 10:15 pm
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi
-U tha në Opinion

Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi

6 Nëntor, 2025 9:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi

6 Nëntor, 2025 9:27 pm
Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje
Kryesore

Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje

6 Nëntor, 2025 9:08 pm
Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos
Kryesore

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos

6 Nëntor, 2025 8:21 pm
BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore
Bota

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

6 Nëntor, 2025 8:12 pm
Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh
Bota

Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh

6 Nëntor, 2025 7:13 pm
Para
Dalja e gabuar në rrugë, vdes një grua dhe plagosen pesë të tjerë

Dalja e gabuar në rrugë, vdes një grua dhe plagosen pesë të tjerë

Ja disa arsye pse shtoni peshë

Ja disa arsye pse shtoni peshë

Astrit Patozi: Kë po sfidon “rilindja” e Prengës

Patozi paralajmëron Ramën: Mos degrado, se do të merresh peng
















TE FUNDIT

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
6 Nëntor, 2025

Behgjet Pacolli në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ka rrëfyer se çfarë po ndodh me aeroportin e...

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
6 Nëntor, 2025

Biznesmeni Behgjet Pacolli, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin “Opinion” foli për konfliktin që ka pasur me...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
6 Nëntor, 2025

Me 77 vota pro dhe 36 kundër është miratuar në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend projektligji i shumë...

Lexo më shumë

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
6 Nëntor, 2025

Behgjet Pacolli, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se kompania e tij ka investuar 71 milionë euro...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com