Kryeministri Edi Rama vijon të përplaset me kryetaren e komisionit hetimor për inceneratorët gjatë dëshmisë.
Rama vendosi që të mos i përgjigje më pyetjeve të Tabakut, duke thënë se nuk po e respekton ligjin dhe se po bullizonte dëshmitarin.
Pas pak minutash, kryeministri tha se do i jepte një mundësi të dytë Tabakut dhe se do të pranonte pyetjet.
Rama: Nuk e meriton më përgjigjen time. Nuk ju përgjigjem më juve. Jeni në shkelje të ligjit.
Tabaku: Do dëgjoni 51 pyetjet që kam.
Rama: Do i dëgjoj por jo t’ju përgjigjem se flisni për lloj lloj gjërash. E keni rrokanisur miletin me këto. Ky është bullizim me dëshmitarin./Opinion.al