Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk jemi aspak të mbrojtur nga tiranitë

2017/03/27 at 12:44 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Nuk jemi aspak të mbrojtur nga tiranitë

Nga Timothi Shnajder-


Historia dhe tirania

Historia nuk përsëritet, por ajo të mëson. Teksa etërit themelues të Amerikës hartonin kushtetutën, ata merrnin udhëzime nga historia që njihnin. Të shqetësuar se republika demokratike që po krijonin do të pësonte kolaps, ata studiuan demokracitë e lashta dhe rënien e tyre në oligarki dhe perandori. Ata e dinin që, Aristoteli kish paralajmëruar se pabarazia sillte paqëndrueshmëri, ndërkohë që Platoni besonte se demagogët e shfrytëzonin fjalën e lirë për t’u vendosur në pushtet si tiranë. Në themelimin e një republike demokratike mbi ligjin dhe krijimin e një sistemi kontrollesh dhe ekuilibrash, Etërit Themelues donin të shmangnin të keqen që ata, ashtu sikurse dhe filozofët e lashtë, e quanin tirani. Ata kishin në mendje uzurpimin e pushtetit nga një individ apo grup i vetëm, apo shtrembërimin e ligjit nga sundimtarët, sipas volisë së tyre. Pjesa më e madhe e debateve në SHBA, që atëherë, kanë qenë mbi problemin e tiranisë në shoqërinë amerikane: mbi skllevërit dhe gratë, për shembull.

…

Historia mund të të mësojë dhe të të paralajmërojë. Në fundin e shekullit XIX, ashtu sikurse në fundin e shekullit XX, ekspansioni i tregtisë globale krijoi pritshmëri për progres. Në fillim të shekullit XX, ashtu si në fillim të shekullit XXI, këto shpresa u sfiduan nga vizione të reja të politikës së masave, ku një lider apo një parti pretendonin se përfaqësonin drejtpërdrejtë vullnetin e popullit. Demokracitë europiane ranë në autoritarizmin e djathtë dhe fashizëm në vitet 20 dhe 30. Bashkimi Sovjetik komunist, i krijuar në 1922, e shtriu modelin e tij në Europë në vitet 40. Historia europiane e shekullit 20 tregon se shoqëritë thyhen, demokracitë shemben, etika pëson kolaps, dhe njerëz të zakonshëm mund ta gjejnë veten në gropat e vdekjes, me tyta armësh tek koka. Sot, do të ishte mirë të kuptonim përsetë.

Fashizmi dhe komunizmi ishin përgjigje ndaj globalizmit: ndaj pabarazive reale dhe të perceptuara që krijoi, dhe pafuqinë e demokracive për t’i zgjidhur. Fashistët hidhnin poshtë arsyen në emër të vullnetit, duke mohuar të vërtetën objektive, në favor të një miti të lavdishëm, i artikuluar prej udhëheqësish që pretendonin se i jepnin zë popullit. Ata i caktuan një fytyrë globalizimit, duke argumentuar se sfidat komplekse të tij ishin rezultat i një komploti kundër kombit. Fashistët sunduan për një apo dy dekada, dhe lanë pas një trashëgimi që mbetet e paprekur. Komunistët sunduan për pothuaj shtatë dekada në Europën Lindore. Ata propozonin sundimin nga një parti e vetme e elitës, me një monopol mbi arsyen, që do ta udhëhiqte shoqërinë drejt një të ardhmeje të sigurtë, sipas ligjeve të supozuara fikse të historisë.

Mund të jemi të tunduar të besojmë se trashëgimia jonë demokratike na mbron automatikisht nga rreziqe të tilla. Eshtë një refleks i keqkuptuar. Në fakt, precedenti i etërve themelues të kombit amerikan kërkon që të ekzaminojmë historinë, për të kuptuar burimet e thella të tiranisë, dhe të shqyrtojmë reagimet e duhura ndaj saj. Amerikanët sot nuk janë më të zgjuar se europianët që panë demokracinë t’i dorëzohej fashizmit, nazizmit apo komunizmit në shekullin XX. I vetmi avantazh që kanë amerikanët është se mund të mësojnë nga ajo eksperiencë. Ky libër ofron 22 mësime nga shekulli 20.

Bindja paraprake është një tragjedi politike

Bindja paraprake është një tragjedi politike. Ndoshta sundimtarët fillimisht nuk e dinin, që qytetarët ishin të gatshëm të bënin kompromis, me këtë vlerë apo atë parim. Ndoshta një regjim i ri, fillimisht nuk i kishte mjetet e drejtpërdrejta, për të influencuar qytetarët në një mënyrë apo një tjetër. Pas zgjedhjeve në Gjermani në vitin 1932, që i lejuan Adolf Hitlerit të krijonte një qeveri, apo zgjedhjet në Çekosllovaki në vitin 1946, ku fituan komunistët, hapi i rëndësishëm i radhës ishte bindja paraprake. Për shkak se mjaftueshëm njerëz në të dy rastet, ofruan shërbimet e tyre për udhëheqësit e rinj, nazistët dhe komunistët kuptuan se mund të lëviznin shpejt drejt një ndryshimi regjimi. Tashmë, hapat e parë të pavëmendshëm të konformizmit nuk mund të të zhbëheshin.

Në fillim të vitit 1938, Adolf Hitleri, që tashmë kish siguruar pushtetin në Gjermani, po kërcënonte të aneksonte Austrinë. Pasi kancelari austriak lëshoi, ishte bindja paraprake e austriakëve që vendosi fatin e hebrenjve austriakë. Nazistë vendas austriakë kapën hebrenjtë dhe i detyruan të krruanin rrugët për të hequr simbolet e Austrisë së pavarur. Ata që nuk ishin nazistë, shihnin me interes dhe të kënaqur. Nazistët që kishin mbajtur lista të pronave të hebrenjve, vodhën ç’të mundeshin. Të tjerë që nuk ishin nazistë iu bashkuan vjedhjes masive. Siç kujtonte Hannah Arendt, kur “trupat gjermane pushtuan vendin dhe fqinjët nisën të sulmojnë shtëpitë e hebrenjve, atëherë hebrenjtë austriakë nisën të kryejnë vetëvrasje”.

Bindja paraprake e austriakëve në mars 1938 u mësoi gjermanëve se çfarë ishte e mundur. Ishte në Vienë që atë gusht, Adolf Eichmani krijoi Zyrën Qendrore të Emigrimit të Hebrenjve. Në nëntor 1938, duke ndjekur shembullin austriak të marsit, nazistët gjermanë organizuan famëkeqen Kristallnacht.

Në vitin 1941, kur Gjermania pushtoi Bashkimin Sovjetik, SS morën iniciativën të vinin në zbatim metoda të vrasjeve në masë, pa marrë urdhëra për të vepruar kështu. Ata hamendësuan se çfarë mund të donin eprorët e tyre dhe demonstruan atë që ishte e mundur. Ishte shumë më tepër nga sa kishte menduar Hitleri.

Që në krye të herës, bindja paraprake, nënkupton përshtatjen instiktive, pa reflektuar, me një situatë të re. A i bëjnë këto gjëra vetëm gjermanët? Psikologu i Yale, Stanley Milgram, duke studiuar krimet e nazistëve, donte të tregonte se kishte një personalitet të veçantë autioritar, që shpjegonte përse gjermanët ishin sjellë ashtu si ishin sjellë. Ai sajoi një eksperiment për këtë, por nuk mori lejë që ta kryente në Gjermani. Kështu që e vuri në zbatim në një ndërtesë të Universitetit të Yale – afërsisht në të njëjtën kohë që Adolf Eichman po gjykohej në Jeruzalem, për rolin e tij në Holokaustin nazist të hebrenjve.

Milgram u tha studentëve që merrnin pjesë në eksperiment se do të aplikonin shokun elektrik tek pjesëmarrës të tjerë në eksperiment. Në fakt, personat që ndodheshin në anën tjetër të xhamit ishin në një skemë me Milgrim dhe vetëm bënin sikur tronditeshin nga elektroshoku. Ndërkohë që aplikonin elektroshokun në një eksperiment me qëllime mësimore, studentët shihnin një pamje të tmerrshme. Njerëz që nuk i njihnin, dhe kundër të cilëve nuk kishin asnjë mëri, dukej se po vuanin shumë – duke goditur xhamin dhe duke u ankuar për dhimbje zemre. Pavarësisht kësaj, shumica e tyre vazhduan të ndjekin udhëzimet e Milgram dhe vazhduan të aplikojnë ato që mendonin se ishin goditje më të forta elektroshoku. Edhe ata që nuk vazhduan deri në fund, largoheshin pa pyetur për shëndetin e pjesëmarrësve të tjerë.

Milgrami kuptoi se njerëzit janë pranues të rregullave të reja në një mjedis të ri. Ata janë të gatshëm të lëndojnë dhe vrasin të tjerët, në shërbim të një qëllimi të ri, nëse udhëzohen kështu nga një autoritet i ri. “Gjeta kaq shumë bindje”, kujtonte Milgram, “saqë as nuk pata nevojë ta zhvendosja eksperimentin në Gjermani”.

Pjesë nga libri: “Mbi tiraninë: 20 mësime nga shekulli 20” – Përgatiti: bota.al



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Kërkesa e Lilës për Zvicrën në Europian

Lila përfshihet në debatin De Biasi-Xhaka: “Unë jam i gatshëm edhe si tifozë”

Video/ Prezantuesja italiane aksidentalisht tregon të brendshmet në transmetim live

Video/ Prezantuesja italiane aksidentalisht tregon të brendshmet në transmetim live

Familja festonte fejesën e djalit, hajdutët i bëjnë kërdinë në shtëpi

Familja festonte fejesën e djalit, hajdutët i bëjnë kërdinë në shtëpi
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com