Aktualitet

“Nuk jam i ardhur në Tiranë”, Veliaj komenton deklaratën e Këlliçit: Gjuhë fyese, raciste



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:24 - 19/10/22 |
Opi Nion

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar deklaratën e deputetit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili tha gjatë një emisioni televiziv se nuk është i ardhur në kryeqyetet.

Veliaj tha se gjuha e përdorur është fyese, raciste dhe neveritëse, pasi sipas tij Këlliçi ka ofenduar jo vetëm 95% të të ardhurve në Tiranë, por edhe tiranasit e vjetër.

Më tej, kryebashkiaku shtoi se ata që shajnë të ardhurit nuk e kuptojnë se në Tiranën e vitit 2022 jetojnë 140 kombësi.

“Ata thonë: ‘Unë nuk i njoh këta, se nuk jam i ardhur në Tiranë’. Çfarë do të thotë kjo? Kjo është një gjuhë komplet raciste, është e ndyrë, është neveritëse të thuash ‘unë nuk jam i ardhur në Tiranë, nuk i njoh këta’. I bie që nuk njeh 95% të Tiranës dhe ofendon edhe tironsit e vjetër, se njerëzit që kanë përfituar më shumë nga boom-i i ndërtimeve në Tiranë dhe nga gjithë këto rivlerësime të pronave, është në fakt tirosni i vjetër. Këta që shajnë ‘jabanxhinjtë’ nuk e kuptojnë se jetojnë në Tiranën e vitit 2022, ku jo vetëm 95% kanë ardhur nga qytete të tjera, por këtu jetojnë 140 kombësi. Jo vetëm nuk jetojnë me kohën, por ofendojnë edhe vendalinjtë”, tha Veliaj./Opinion.al

Pas