Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nuk i takon”, me diplomë në Firence, por në Tiranë nuk bën dot Master

2023/10/27 at 9:41 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Nuk i takon”, me diplomë në Firence, por në Tiranë nuk bën dot Master

Një studente në Tiranë ka treguar për emisionin Stop në Tv Klan se si nuk është lejuar që të ndjekë studimet Master për restaurim monumentesh në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Ajo thotë se ka përfunduar Akademinë e Arteve në Art Grafikë në Firence të Italisë, dhe në Tiranë dëshironte studimet e Masterit për restaurim monumentesh.

Por ajo nuk është lejuar, pasi nuk ka përfunduar studimet në arkitekturë ose inxhinieri.

“Unë kam studiuar në Akademinë e Arteve të Firences për grafik, jam kthyer prej 2 vjetësh në Shqipëri dhe duke parë opsionet këtu mendova të bëj një Master për restaurim monumentesh. Ky Master në Shqipëri bëhet vetëm te Politekniku dhe atë që më shpjeguan kur vajta atje është që unë nuk mund ta bëj këtë Master sepse nuk jam një studente e inxhinierisë apo arkitekturës. Thonë që është shumë teknike, por aftësitë e mia nuk i kanë matur në asnjë mënyrë. Kështu që është çdo gjë e paverifikueshme. Atë që unë kërkoj është, nëse dikush duhet të ketë të drejtën për të studiuar, jam e gatshme dhe kundrejt një testi pranimi. Ka raste si në Londër që ndonjëherë nuk duhet aspak një Bachelor, boll të kesh një portfolio, dëshirën për të studiuar se tek e fundit për këtë flasim për të studiuar, nuk po shkojmë atje si profesionistë, por duam të studiojmë. Dhe në raste të tjera si Holanda që ka një numër më të kufizuar studentësh, bën një test pranimi, por në këtë test pranimi e gjithë literatura, i gjithë programi ku ti duhet të jesh i përgatitur është tmerrësisht i sqaruar dhe vetëm po të mos duash të studiosh nuk bëhesh i aftë”, tregon studentja.

Në departamentin e restaurimit të monumenteve në Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë ka dy mendime, nëse vajzës në fjalë i lejohet të ndjekë këtë Master. Madje ajo fillimisht u lejua e më pas u përjashtua nga kjo mundësi.

Qytetari – Kam çunin e tezes, ka mbaruar në Itali. Do të bëjë masterin për…

Sekretarja – Ka mbaruar aplikimi për masterat.

Qytetari – Po mirë moj, mund ta bëjë vitin tjetër, po të dimë ça…

Sekretarja – Po mirë! Vitin tjetër ok! E kemi dorëzuar, është shpallur lista edhe…

Sekretarja 1 – Shiko! Ja, të të njoftoj unë! Dëgjo, mos e pengo! Për aplikimet, çdo vit shpallet njoftimi në faqen e fakultetit dhe ndryshojnë rregullat nga një vit në vitin tjetër.

Qytetari – Ai do të bëjë master për restaurim monumentesh.

Sekretarja 1 – Bravo!

Qytetari – Ka mbaruar grafikë arti.

Sekretarja 1 – Hëëë…

Sekretarja – Jo nuk lejohet, sepse na lejohen vetëm nga arkitektura dhe inxhinieria e ndërtimit.

Qytetari – Po duhet të japi noi provim. a ça duhet të japi ndonjë gjë?

Sekretarja – Absolutisht jo!

Sekretarja 1 – Duhet parë program i lëndëve! Nga kjo degë nuk kanë pranuar?

Sekretarja – Jo, jo thjesht arkitekturë dhe…

Qytetari – Tani ato të përafërta janë grafikë.

Sekretarja 1 – Jo, jo! Është program lëndor si thotë goca dhe tashi, që të mos jemi të dyzuar, do ia kaloj atij departamentit këtë kërkesën edhe do të sjelli ajo e-mail, sesi është.

Sekretarja 1 – Shiko! Ne duam sa më shumë të jenë student hë, mos e shiko si kshu..! Madje ne duam të thithim shumë më tepër! Shiko! Unë do të doja ta merrja që këtë vit atë! Po të jetë, që tani, po ja që nuk e vendos unë.

Në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Arkitekturës, gazetarja e Stop u takua me zëvendësdekanen, e cila tha se kriter për këtë Master është diploma në inxhinieri e arkitekturë. Por në listën përfundimtare, një prej fituesve vjen nga një degë ekonomike. Por për këtë zëvendësdekania nuk kishte dijeni.

Zv/Dekane: Ne kemi një rregullore, që miratohet. Vajzës nuk i takon në fakt, sepse duhet të ketë mbaruar ose Inxhinieri Ndërtimi ose Arkitekturë. Ke bërë aplikimin, ke bërë regjistrimin, i thashë, meqënëse ti, unë po ta jap mundësinë të regjistrohesh, normalisht nuk duhet të të regjistrojmë, sepse nuk i plotëson këto kritere. Ka një komision, që i ngre këto kritere. Unë vajzës i kam thënë, që të bëjë një kërkesë, që të rishikohen kriteret. Por unë nuk mund të ndërroj kriteret sot, për vitin akademik, që kam sot dhe që të rregulloj këtë lloj kriteri, më duhen kërkesa të rasteve të ndryshme, që komisioni i shqyrton, jo unë si zv/Dekane.

Akademiku Apollon Bace nuk e sheh të drejtë këtë përjashtim. Sipas tij, më afër restaurimit është një student që ka përfunduar studimet për art grafik, se sa për inxhinieri.

Akademiku Apollon Baçe: Arti grafik do të ishte gjëja më e përshtatshme. Ju tregova që im atë ka qenë inxhinier hidraulik, por unë nuk e di se si mund ta rregulloj ai një ikonë ose një gjë. Kurse arti grafik qëndron shumë më afër se hyn në anatominë e një pikture./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
Para
Ivanka Trump do të duhet të dëshmojë në rastin kundër babait të saj

Ivanka Trump do të duhet të dëshmojë në rastin kundër babait të saj

Jo vetëm #Kudo, por #KudoShëndetshëm

Jo vetëm #Kudo, por #KudoShëndetshëm

Bombardimet në Gaza, Hamasi kërkon armëpushim 5-ditor për lirimin e pengjeve

Bombardimet në Gaza, Hamasi kërkon armëpushim 5-ditor për lirimin e pengjeve

TE FUNDIT

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
6 Qershor, 2025

Kur na ndajnë afërsisht 24 orë nga sfida e shumëpritur e Kombëtares tonë me Serbinë, sulmuesi serb, Aleksandër Mitroviç doli...

Lexo më shumë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com