Një person theu xhamat e derës së jashtme të Gjykatës së Lartë këtë mesditë në shenjë proteste ndaj një vendimi të dhënë nga një trupë e Gjykatës së Lartë.
Personi u shoqërua nga policia pas incidentit ndërsa nuk jepet identiteti i tij.
Sipas burimeve, personi mësohet se kishte depozituar disa muaj më parë një kërkesë për një çështje gjyqësore, e cila nuk ishte futur për gjykim nga trupa gjyqësore.
Pas kryerjes së veprimeve nga policia personi është proceduar penalisht në gjendje të lirë.