Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Nuk i njeh shqiptarët e mi, ti racë nevrike e aftë vetëm për të peshkuar!’

2017/10/22 at 9:34 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Nuk i njeh shqiptarët e mi, ti racë nevrike e aftë vetëm për të peshkuar!’

Nga Aurenc Bebja 

Autori zviceran, Charles Didier (1805 – 1864), në librin e tij « Raccolta, Mœurs Siciliennes et Calabraises » të botuar në vitin 1844 në Paris, u ka dedikuar një kapitull shqiptarëve të Kalabrisë (« Les Albanais en Calabre »), ku dhe vë në dukje kontributin e Gjergj Kastriotit ndaj mbretit të Napolit, Ferdinandit të I-rë.

Zoti Didier – i bazuar tek historiani napolitan, Giovanni Antonio Summonte – flet për një letërkëmbim mjaft interesant mes Princit të Tarentes (Tarantos) dhe heroit tonë, por para së të arrijmë tek ai, nevojitet pak retrospektivë.

Në vitin 1454, babai i Ferdinandit, mbreti Alfons d’Aragon ishte ndër të vetmit që i përgjigjet thirrjes së Gjergj Kastriotit për të luftuar perandorinë osmane, dhe si arsye i dërgon atij disa trupa nën urdhërat e Raymond d’Ortaffa-s.

Ndërsa, në vitin 1462, Gjergj Kastrioti, mirënjohës ndaj Aragonëve, i shkon në ndihmë mbretit të Napolit, Ferdinandit të I-rë, i cili rrezikonte asokohe fronin e tij përballë Dukës së Anjou-së (Anzhusë) dhe Princit të Tarentes.

Para ndërhyrjes së trupave shqiptare në Italinë jugore, Princi i Tarentes (Tarantos) i nënvlerësonte ato dhe strategun legjendar, por Princi i Matit dhe mbreti i shqiptarëve i ka dhënë atij përgjigjen e duhur, si fillim me shkrim dhe më pas në terren.

Letërkëmbimi në vijim :

Princi i Tarentes, Jean – Antoine Orsini (Giovanni Antonio) :

« Çfarë të kam bërë që vjen dhe më sulmon në tokat e mia ? Ti kujton se do të përballesh me turqit e tu të dobët ; kij kujdes. Ne i krahasojmë Shqiptarët e tu me delet, dhe ne ndihemi të besdisur ndaj armiqve kaq të neveritshëm. Në pamundësi të mbrosh çatinë tënde, ti vjen të pushtosh çatinë tonë. Ti do të gjesh këtu vetëm varrin tënd. »

Sovrani i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti :

« Ti nuk je më pak turk sesa turqit vetë, megjithëse thonë për ty se nuk i përket asnjë feje. Sa për shqiptarët e mi, ti nuk i njeh ata. Ne jemi trashëgimtarë të epiriotëve, që u dhanë për armik romakëve – Pirron dhe të maqedonasve, që i dhanë Indisë si fitimtar – Aleksandrin. Dhe për çfarë po më flet, ti, për tarentinët e tu, racë nevrike që është e aftë vetëm për të peshkuar. Në rast se gjej varrin tim këtu, Perëndia, e cila është në dijeni për mendimet e mia, do të më gjykojë.»

Si përfundim, lideri shqiptar, guximtar dhe fuqiplotë, rrugës për në Napoli, fiton betejën e Tranit, përshkon fushat e Pouille-s (Puglia-s) me kalorësit e tij, shpartallon ushtrinë e Princit të Tarentes dhe kontribuon në fitoren vendimtare të Troïa-s, e cila u siguroi kurorën mbretërore Aragonëve, pra Ferdinandit të I-rë./ Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Etiketa: e afte per peshkimrace nevrikeshqiptaret

Ju sugjerojmë

WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus
Bota

WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus

18 Korrik, 2025 8:10 pm
Elbasan/ Ishin duke ruajtur bagëtitë, mbyten dy fëmijë në lumin Shkumbin
Aktualitet

Elbasan/ Ishin duke ruajtur bagëtitë, mbyten dy fëmijë në lumin Shkumbin

18 Korrik, 2025 7:51 pm
Los Angeles/ Shpërthim në akademinë e sherifëve, raportohet për 3 viktima
Bota

Los Angeles/ Shpërthim në akademinë e sherifëve, raportohet për 3 viktima

18 Korrik, 2025 7:41 pm
Gjermania dëbon shtetas afganë me ndihmën e Katarit
Bota

Gjermania dëbon shtetas afganë me ndihmën e Katarit

18 Korrik, 2025 7:20 pm
Kosovë/Izmaku:Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi
Rajoni

Kosovë/Izmaku:Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

18 Korrik, 2025 7:07 pm
Përplasjet online për mandatin, reagon ‘Shqipëria Bëhet’:Rrugën e nisur nuk do e …
Kryesore

Përplasjet online për mandatin, reagon ‘Shqipëria Bëhet’:Rrugën e nisur nuk do e …

18 Korrik, 2025 6:54 pm
Përgjimet që implikuan Jonaid Myzyrin: Ne firmosim si delet, ata marrin lekët
Aktualitet

Përgjimet që implikuan Jonaid Myzyrin: Ne firmosim si delet, ata marrin lekët

18 Korrik, 2025 6:35 pm
Një shqiptare në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, Rama: Moment krenarie!
Kryesore

Një shqiptare në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, Rama: Moment krenarie!

18 Korrik, 2025 6:19 pm
Tirana Bank shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” për vitin 2025 nga Euromoney
Aktualitet

Tirana Bank shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” për vitin 2025 nga Euromoney

18 Korrik, 2025 6:08 pm
Panik në ajër/ 23-vjeçari shqiptar sherr me asistenten e fluturimit,tenton të hap..
Bota

Panik në ajër/ 23-vjeçari shqiptar sherr me asistenten e fluturimit,tenton të hap..

18 Korrik, 2025 6:03 pm
Para
Video/Kamera e sigurisë nxjerr zbuluar vajzën e re hajdute

Video/Kamera e sigurisë nxjerr zbuluar vajzën e re hajdute

Rama uron shqiptarët me pamjet e Liqenit të Komanit, komentuesit: Kujdes se do fundosesh me Tahirin

Rama uron shqiptarët me pamjet e Liqenit të Komanit, komentuesit: Kujdes se do fundosesh me Tahirin

Bandat kriminale/ Berisha: Pas Elbasanit do shpërthejë në Shkodër

Berisha: Rama dhe Nar Koka janë takuar fshehtas në Durrës, takimi zgjati 4 orë dhe 'ngjalat ishin mbaruar'

TE FUNDIT

WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus

WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus
18 Korrik, 2025

Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp mund të bllokohet shumë shpejt në Rusi, teksa ligjvënësit ashpërsojnë kufizimet ndaj platformave digjitale prej “shteteve...

Lexo më shumë

Elbasan/ Ishin duke ruajtur bagëtitë, mbyten dy fëmijë në lumin Shkumbin

Elbasan/ Ishin duke ruajtur bagëtitë, mbyten dy fëmijë në lumin Shkumbin
18 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur...

Lexo më shumë

Los Angeles/ Shpërthim në akademinë e sherifëve, raportohet për 3 viktima

Los Angeles/ Shpërthim në akademinë e sherifëve, raportohet për 3 viktima
18 Korrik, 2025

Tre persona mbetën të vrarë pas një shpërthimi që ndodhi në një qendër trajnimi të Departamentit të Sherifit të Qarkut...

Lexo më shumë

Gjermania dëbon shtetas afganë me ndihmën e Katarit

Gjermania dëbon shtetas afganë me ndihmën e Katarit
18 Korrik, 2025

Për herë të dytë që kur talebanët radikalë morën pushtetin në gusht 2021, Gjermania ka deportuar qytetarë afganë në vendin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com