Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka mbërritur në Mitrovicën e Veriut, e shoqëruar nga drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç.
Bërnabiç u prit nga përfaqësues të Listës Serbe, me në krye Goran Rakiçin si dhe nga përfaqësues të institucioneve që punojnë në sistemin e Serbisë.
Në takim u mblodhën edhe punonjës të institucioneve që financohen nga buxheti i shtetit serb. Ata mbanin në duar pankarta me fjalë përkrahëse, të tilla si: “Derisa e kemi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe anën tonë, ne nuk i druhemi asgjëje”.
Kjo ishte vizita e parë e Bërnabiçit në Kosovë prej kohës kur zgjodh kryetare e Qeverisë serbe, në vitin 2017.