Oficerja e Policisë Rrugore teksa po kryente shërbimin në bulevardin Dëshmorët e Kombit, është përballur me një incident të pakëndshëm.
Ajo ka kërkuar që një automjet të ndalonte, por me sa duket, dy të rinjtë nuk i janë bindur urdhërit të saj.
Në makinë ishin shtetasit Eldi Seferasi i moshës 32 vjeç, dhe Nertila Beollari 31 vjeçe.
Të dy këta shtetas, akuzohen për “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”.
Ndërkaq, mësohet se oficerja e Policisë Rrugore është Anisa Zani, e njohur tashmë edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat kanë shkruar për të si një imazh i këndshëm i Policisë Shqiptare.