Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, tha se dëshiron të mbajë kontakte me presidentin rus, Vladimir Putin, pavarësisht presionit që të ndërpresë miqësinë me të, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Unë nuk do të heq dorë nga mundësitë e mia për bisedime me presidentin Putin”,-tha Schroeder për gazetën gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Schroeder, socialdemokra ka qenë kancelar i Gjermanisë nga viti 1998 deri më 2005.
Ai është përballur me kritika të ashpra në Gjermani, për vite me radhë, për shkak të punës së tij për kompanitë ruse.
Duke folur për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, Schroeder tha se nuk beson në zgjidhjen ushtarake të konfliktit në Ukrainë.
“Se si duket një zgjidhje e tillë, mund të sqarohet vetëm me negociata”,-tha Schroeder.
Schroeder e bëri të qartë se ai beson se Ukraina është fajtore për dështimin e negociatave deri më tani.