Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nuk është rastësisht”, të afërmit e Novruz Cenalisë dyshime për vrasjen e policit

2024/05/15 at 1:57 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nuk është rastësisht”, të afërmit e Novruz Cenalisë dyshime për vrasjen e policit

Tre të shtëna me armë në ajër, shënuan mbylljen e ceremonisë mortore të 28-vjeçarit Novruz Cenalia.

Efektivi i repartit “Shqiponja” u përcoll këtë të mërkurë për në banesën e fundit, në një ceremoni ku morën pjesë familjarë, miq e të afërm, por edhe zyrtarë të lartë, mes tyre drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Novruz Cenalia do të prehet në varrezat e fshatit Baltëz të Fierit, aty ku dhe jetonte.

Të pikëlluar, të afërmit e të riut kërkojnë kapjen e autorit të ngjarjes dhe vënien e tij para drejtësisë. Për Novruzin kanë fjalët më të mira.

“…djalë pozitiv dhe sigurisht ka qenë i përkushtuar për të kryer detyrën që iu është ngarkuar. Nderimet që iu bënë nga shteti shqiptar janë shumë të plota, janë nderime që mund t’i ishin bërë një njeriu ndoshta edhe me karrierë më të gjatë në polici. Mirëpo ata kanë edhe qenë familje që kanë punuar për policinë, dhe gjithnjë kanë qenë në pozicionin që me luftuar krimin”, shprehet një i afërm.

Besoj që policia do ta kapë (autorin), do ta çojë para drejtësisë, do marrë atë që meriton. Dhe duhet ta kryejë këtë detyrë. Edhe me një çmim shumë të lartë”, shprehet një tjetër.

E teksa vrasja e 28-vjeçarit dyshohet se erdhi si pasojë e një konflikti të çastit, mes të afërmve ka edhe nga ata që nuk e besojnë diçka të tillë…

“Ndihem shumë i pikëlluar për këtë ngjarje. Kjo ka qenë një vaki që mund t’i ndodhte gjithkujt, por e planifikuar. Jo krejt i paqenë, nuk është rastësi për mendimin tim. Besoj që është e organizuar. Nuk është rastësisht. Për një sherr makine nuk vritet njeriu”, shprehet një i afërm.

“Nipin e njohim djalë shumë të mirë, ka rënë pre e bandës. Ishalla sa më shpejt e kapin atë vrasës. Janë vrarë shumë djem të rinj, janë djem nënash. Nuk di çfarë të them më, se jemi shumë të lënduar”, shton një tjetër.

Teksa kanë kaluar 2 ditë që nga ngjarja e rëndë, autori i dyshuar i vrasjes, 23-vjeçari Azgan Mërnica, vijon të mbetet në arrati. Gazetarja Sefa thotë se kërkimet nuk janë ndalur dhe besohet ende se ai fshihet në zonën e Fierit.

Pista kryesore e policisë mbetet ajo e një konflikti të çastit. Cenalia dhe Mërnica u konfliktuan mesditën e së hënës teksa lëviznin me makinë. Shkak u bë kalimi në një prej rrugëve të ngushta të fshatit. Pasi dolën nga makinat, Mërnica nxori pistoletën që kishte me vete, duke e qëlluar me plumb në kokën efektivin 28-vjeçar. Ai ishte i veshur me uniformën e policisë, pasi po shkonte për në punë.

E gjithë ngjarja ndodhi në sytë e nënës së autorit të dyshuar të ngjarjes, e cila ndodhej në makinë me të. Ishte pikërisht kjo e fundit që rrëfeu dhe dinamikën për hetuesit. Me dhjetëra persona janë marrë e rimarrë në pyetje, më qëllim zbardhjen e kësaj vrasjeje.

23-vjeçari Azgan Mërnica vjen nga një familje me një histori të gjatë për përfshirjen në ngjarje kriminale.

Babai i tij ka vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e kunatit. Njëri prej vëllezërve ndodhet aktualisht në burg, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në 2019-n. Edhe vëllai tjetër vuan po ashtu dënimin me burg në Gjermani./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë
Aktualitet

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë

11 Janar, 2026 10:53 pm
Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad
Bota

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad

11 Janar, 2026 9:26 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

11 Janar, 2026 8:29 pm
Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi
Bota

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi

11 Janar, 2026 6:37 pm
Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
Bota

Trump paralajmëron Kubën: Duhet të bëjnë një marrëveshje me ne para se të jetë vonë

11 Janar, 2026 5:35 pm
Bombardimet e SHBA/Berisha: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës në Iran
Politikë

Protestat në Iran, Berisha: Diktatura e Ajetollahëve, në grahmat e fundit

11 Janar, 2026 4:35 pm
I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga
Kronikë

I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga

11 Janar, 2026 3:30 pm
Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë
Bota

Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë

11 Janar, 2026 3:14 pm
SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela
Bota

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela

11 Janar, 2026 3:12 pm
Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi
Kryesore

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi

11 Janar, 2026 2:33 pm
Para
Takimi me emigrantët në Athinë/Rama për mediat greke: S’ka asgjë problem me Fredi Belerin, histori e politikës greke 

Turi në Diasporë/ Rama do të takohet me shqiptarët në Milano, zbulohet data 

Ministria e Jashtme thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulin

Ministria e Jashtme thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulin

Sulmi me drone në Rusi, mbyllen dy aeroporte në një rajon rus 

Sulmi me drone në Rusi, mbyllen dy aeroporte në një rajon rus 

TE FUNDIT

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë
11 Janar, 2026

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë...

Lexo më shumë

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad
11 Janar, 2026

Televizioni shtetëror iranian raportoi se një zyrtar i lartë i forcave të sigurisë u vra mbrëmjen e sotme në qytetin...

Lexo më shumë

Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
11 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se kompanitë amerikane do të kenë akses në rezervat e mëdha të naftës së...

Lexo më shumë

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi
11 Janar, 2026

Sipas një sondazhi të kryer së fundmi, një në pesë persona në Gjermani po mendon të largohet nga vendi. Studimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com