Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, teksa dëgjoi përgjimet që u publikuan nga “Bild”, tha se në një bisedë telefonike nuk po komunikonte me Astrit Avdylajn.
Por, ai nuk dha detaje se kush mund të ishte personi i cili i telefononte Dakos, por theksoi se ai nuk ishte Avdylaj.
Ditën e sotme gjatë një interviste televizive, Dako tha se personi i cili dëgjohej teksa komunikonte në përgjimet e Prokurorisë, ishte një familjar i tij.
Sipas tij ajo telefonatë është manipuluar, me qëllim që të krijohet një lidhje Dako- Avdylajn, gjë për të cilën ai thotë se është e pabazuar askund.
“Unë e kam thënë që nuk është Astrit Avdylaj, është një person nga familja e tyre i cili komunikon me mua, por jo Astrit. Kjo jo se ndryshon rrjedhjen e telefonatave, por është manipuluar me qëllim që të lidhin të gjithë telefonatat e tjera, 5 të tjerat me Vangjush Dakon. Ka qenë një mendje djallëzore për të çorientuar opinioni publik. Në këtë rast, kjo telefonatë nuk është zëri i Astrit Avdylaj. Nuk mabj mend të kem folur ndonjëherë në celular me Avdylajn”, u shpreh Dako./ Opinion.al E.Xh.