“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri

Komplimentet për emrin e saj e kanë shoqëruar gjithë jetën, por Leonora s’e ka pëlqyer kurrë. Një emër që mbartte hijen e një humbjeje dhe frikën e saj se historia do të përsëritej. Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo tregon  se vetëm një vit më parë, ka nisur të pëlqejë emrin e saj.


Leonora: Shumë vetë më thonë që kam një emër të bukur, por në realitet unë e kam urryer këtë emër sepse ka një histori të dhimbshme. Fëmija i parë që prindërit e mi sollën në jetë ishte një vajzë që quhej Leonora. Ajo vdiq në moshën 4 vjeç e gjysmë, unë erdha në jetë dhe më dhanë këtë emër që nuk e kam dashur kurrë.

Ardit Gjebrea: Ti mendoje… çfarë?

Leonora: Mendoja nënën time dhe thosha po sikur unë të kem të njëjtin fat si ajo dhe të ishte tragjedi e dytë për nënën? Kjo ishte pesha. Kam filluar ta pëlqej  emrin… ka një vit.

Ardit Gjebrea: Gjithë këto vite nuk të ka pëlqyer?

Leonora: Jo. Kam filluar ta pëlqej emrin sepse nuk më ndodhi gjë dhe nëna më la, ka një vit./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT