Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk e futi në lista, por deputetja e PD-së i bën thirrje Bashës: Mos jep dorëheqjen, ka pasoja

2017/06/26 at 4:31 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk e futi në lista, por deputetja e PD-së i bën thirrje Bashës: Mos jep dorëheqjen, ka pasoja

Deputetja Albina Deda në reagimin e saj të parë për rezultatet e votimit të së dielës, ka bërë një analizë të asaj që po ndodh me votat e PD-së dhe i bën madje edhe një lutje kreut demokrat Lulzim Basha, të mos japë dorëheqjen.

Postimi i Albina Deda

Rezultatet dhe projeksionet e deritanishme e nxjerrin PD-në në një situatë të papritur, aspak të merituar që si mua dhe çdo demokrat e hidhërojnë deri në shok. Përpara se të jap opinionin tim të sinqertë ju bej thirrje demokratëve ta përjetojnë me qytetari e fisnikëri këtë situatë të rëndë.

Ngelem po aq shumëe e tronditur nga entuziasmi i shumë eksponentëve të PD-së e analistë të cilët pa menduar pasojat apelojnë për dorëheqje të menjëhershme të kryetarit Basha. Së pari z.Basha ka një mandat politik të papërfunduar si kryetar i PD-së, i pari i zgjedhur me një anëtar, një votë. Janë po ata njerëz që nuk e votuan 4 vite më parë që nuk lanë rast pa e kontestuar ani pse ky kontekst ka ndikuar fuqishëm në negativitetin e këtij rezultati.

Ata tani kërkojnë medeomos këtë situate kritike që në mjegull e hidhërim të mund të realizojnë ambiciet e tyre me shumë meskine e egoiste sesa efektive për riorganizimin e PD-së.

-Së dyti, askush nuk thotë sot se jo partia, por Shqipëria ishte kauza-Basha. Dhe kësaj kauze ndonëse më tepër kosto partiake, Basha i shërbeu. Si kujtoni ju se krimi e oligarkia, të korruptuarit e narko-trafiku nuk do reagonin dhunshëm ndaj Bashës e PD-se?

Por Lulezim Basha në këtë sfide nuk pati vetëm humbje. Parlamenti i ardhshëm do ketë shumë më pak kriminelë, ndoshta vetëm dy të cilet nuk do mund ta fillojnë mandatin e tyre. Për herë të parë pushteti pati frikë të instrumentalizojë administratën.

Natyrisht kjo duket e vogël por është premisa më e fortë drejt shtetit ligjor. Nuk diskutohet se ka pasur lajthitje në zgjedhjen e ekipit electoral, por gjithesecili e njeh situatën nga ku ne u futem me emergjencë në zgjedhje.

Pa dashur të bëj një analizë të detajuar që për gjithsecilin është e domosdoshme, apeloj Kryetarin Basha që në këto kushte të mos e konsiderojë dorëheqjen. Le ti presim rezultatet me qetësi dhe reagimet ti bëjmë me logjike demokraci dhe fisnikëri duke mos u fshehur pas gishtit në këtë bashkëfajësi. z.Basha dhe ne , që ju bashkuam vizionit të tij nuk kemi pse kërkojme ndjesë tek ishët që i entuziazmon humbja por tek demokratët e vërtetë që kurrë nuk u tunduan por na mbështetën me patetizëm. Ata vetëm ata, i kemi zhgënjyer e lënduar.

REAGIMI I STRAZIMIRIT:

Sakaq, ne nje reagim deputeti demokrat Gent Strazimiri inkurajon të gjithë demokratët që rezistuan dhe kërkon që të qëndrojnë me “kokën lart”.

Postimi i Strazimirit:

“MIRENJOHJE per secilin nga JU vellezer e motra demokrate, qe punuat, rezistuat e qe ende QENDRONI ne mbrojtje te votes dhe idealeve tona brenda dhe jashte qendrave te numerimit!
MIRENJOHES ZOTIT, sot me shume se cdo here tjeter, qe e shkroi te jem NJERI NGA JU!
ATDHEU sot ka nevoje me shume se kurre per forcen e zemres dhe dashurine tone!
KOKEN LART dhe VETEM PERPARA!!!”

Etiketa: Bashadedamos jep dorehqjenthirrje

Ju sugjerojmë

U ekzekutua sot në mes të Athinës, zbardhet emri dhe fotoja e viktimës
Rajoni

U ekzekutua sot në mes të Athinës, zbardhet emri dhe fotoja e viktimës

18 Gusht, 2025 10:36 pm
Mesazhi i evropianëve për Trumpin: Mbështetja e paqes është mbështetje e Ukrainës!
Bota

Mesazhi i evropianëve për Trumpin: Mbështetja e paqes është mbështetje e Ukrainës!

18 Gusht, 2025 10:20 pm
Samiti në SHBA/ Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky
Bota

Samiti në SHBA/ Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky

18 Gusht, 2025 10:08 pm
Greqi/ Vritet me plumb në kokë shqiptari në mes të Athinës
Rajoni

Greqi/ Vritet me plumb në kokë shqiptari në mes të Athinës

18 Gusht, 2025 9:55 pm
Devoll/ Humbi jetën sapo doli nga klinika dentare, policia shoqëron dentistin
Aktualitet

Devoll/ Humbi jetën sapo doli nga klinika dentare, policia shoqëron dentistin

18 Gusht, 2025 9:36 pm
Trump në takim: Nëse unë braktis procesin, atëherë një luftë e re mund të nisë
Bota

Trump në takim: Nëse unë braktis procesin, atëherë një luftë e re mund të nisë

18 Gusht, 2025 9:17 pm
SHBA/ Nis samiti mes Trump, Zelenskyt dhe liderët evropianë
Bota

SHBA/ Nis samiti mes Trump, Zelenskyt dhe liderët evropianë

18 Gusht, 2025 9:04 pm
Vullnetarët ndihmojnë kafshët e djegura,puna ka nisur fillimisht me kalin në Delvinë
Aktualitet

Vullnetarët ndihmojnë kafshët e djegura,puna ka nisur fillimisht me kalin në Delvinë

18 Gusht, 2025 8:50 pm
Mbetën të bllokuar në Kanionin e Langaricës,shpëtohen 14 turistë francezë e gjermanë
Aktualitet

Mbetën të bllokuar në Kanionin e Langaricës,shpëtohen 14 turistë francezë e gjermanë

18 Gusht, 2025 8:17 pm
Takimi me Trump në Zyrën Oval, Zelensky: Jam gati të takohem me Putinin!
Bota

Takimi me Trump në Zyrën Oval, Zelensky: Jam gati të takohem me Putinin!

18 Gusht, 2025 8:04 pm
Para
PD-PS pakt për 90 minuta reklama falas në televizionet private

Rama fiton timonin, Basha çon PD në humnerë

E fundit/Ndërpritet numërimi në disa KZAZ të Elbasanit, futen persona të paautorizuar

Përsëri ndryshim rezultatesh/ Ja si ndahen mandatet në rang kombëtar

Ngeli jashtë parlamentit, reagon për herë të parë Arben Ristani

Ngeli jashtë parlamentit, reagon për herë të parë Arben Ristani

TE FUNDIT

U ekzekutua sot në mes të Athinës, zbardhet emri dhe fotoja e viktimës

U ekzekutua sot në mes të Athinës, zbardhet emri dhe fotoja e viktimës
18 Gusht, 2025

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen me armë zjarri të një shtetasi shqiptar në Athinë. Mediat greke...

Lexo më shumë

Mesazhi i evropianëve për Trumpin: Mbështetja e paqes është mbështetje e Ukrainës!

Mesazhi i evropianëve për Trumpin: Mbështetja e paqes është mbështetje e Ukrainës!
18 Gusht, 2025

Ndërsa udhëheqësit evropianë e lavdëruan Presidentin e SHBA-së Donald Trump për përpjekjen e tij për t’i dhënë fund luftës, ata...

Lexo më shumë

Samiti në SHBA/ Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky

Samiti në SHBA/ Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky
18 Gusht, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz në tryezën e përbashkët me liderët europianë, kreun e NATO-s dhe presidentët Donald Trump dhe Volodymyr...

Lexo më shumë

Greqi/ Vritet me plumb në kokë shqiptari në mes të Athinës

Greqi/ Vritet me plumb në kokë shqiptari në mes të Athinës
18 Gusht, 2025

Një 35-vjeçar shqiptar është ekzekutuar pasditen e sotme me armë zjarri në Greqi. Mediat greke raportojnë se ai u qëllua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com