Detaje të tjera kanë dalë nga plagosja me thikë e ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Mësohet se i plagosur Festim Hoxha goditi me thikë kunatin e tij Spiro Toli, pasi ky i fundit, pak ditë më parë, i çoi motrën te shtëpia e prindërve, duke thënë se nuk e donte më dhe kërkonte divorcin. Hoxha nuk ka pranuar ndarjen dhe arsyen e kunatit dhe gjatë debateve të cilat kanë qenë të vazhdueshme, në gjaknxehtësi e ka plagosur. Ai u largua nga vendngjarja menjëherë pasi plagosi me thikë kunatin, ndërkohë që policia po vijon punën për kapjen e tij.
“Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin S. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. H.”, njofton policia.