TIRANË- Kujtim Ibraj ka kuptuar në polici krimin e rëndë që kishte kryer. Oficerët i kanë treguar se njëra nga vajzat ka vdekur. Ai ka shfaqur shenja pendesë, thonë oficerët e policisë.
“Nuk doja të vrisja vajzën. Inatin e kisha më shumë me gruan”, mësohet të jetë shprehur ai në gjendje të rënduar psikologjike.
Kur është pyetur për detajet, 56 vjeccari ka thënë se ka qenë i dehur dhe nuk mban mend shumë gjëra nga nata e përgjakshme në shtëpinë e tij.
Dëshmia e tij është marrë dje, pasi i kishte dalë pija alkoolike.
Burimet thanë se në momentin kur mësoi se kishte vrarë vajzën, 56 vjeçari është tronditur shumë, duke thënë se nuk ishte ky qëllimi i tij. Megjithatë është përpjekur të justifikohej duke thënë se si gruaja, ashtu edhe vajzat ia kishin bërë për borxh disa herë.