Deklaratat zyrtare të Ministrisë së Financave, se janë shkarkuar një numër i konsiderueshëm punonjësish të tatimeve dhe doganave, mohohen kategorikisht nga Zv/ministrja e këtij institucioni.
Irena Beqiraj thotë në një intervistë për Televizionin Klan se deri më sot, askush nuk është larguar nga detyra dhe të gjithë punonjësit e administratës vazhdojnë punën.
Sipas Zv/ministres, për 36 punonjësit e tjerë që do të merrej masa disiplinore për shkarkim, ende nuk ka ardhur asnjë provë. Pavarësisht kësaj, ajo e sheh të përmirësuar modelin me të cilin u prezantuan fillimisht ministrat teknikë.
Zv/ministrja e emëruar në këtë detyrë në 22 Maj kërkon më shumë bashkëpunim nga ministrat teknikë. Për të nisja e deklaratave në media pa marrë më parë verifikimet nga stafi dhe ekonomistët nuk i shërben klimës së bashkëpunimit.
Beqiraj thotë se nëse materiali që shpërndahet në media do të verifikohej më parë, atëherë do të përhapej më pak panik.