Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nuk do jap dorëheqjen”, Macron i drejtohet kombit: Do emëroj një kryeministër të ri

2024/12/05 at 9:31 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme

Dorëheqja e kryeministrit të Francës, Michel Barnier, ka detyruar Presidentin, Emmanuel Macron t’i drejtohet kombit francez me një fjalim prej afro 11 minutësh, në të cilën u përpoq t’i shprehte të gjitha.

Macron u zotua të zgjidhë ngërçin politik dhe të emërojë një kryeministër të ri në ditët në vijim. 

“Ne nuk mund të përballojmë mosveprim. Në ditët në vijim do të emëroj një kryeministër që bashkon forcat politike. Unë do ta ngarkoj atë për formimin e një qeverie me interes të përgjithshëm që përfaqëson të gjitha forcat politike të një harku qeverisjeje që mund të marrë pjesë në të ose, së paku, që merr përsipër të mos e censurojë”, tha Macron.

Për të gjithë kundërshtarët e tij, të cilët në këto momente krize për politikën franceze, i kërkuan të largohet nga posti i Presidentit, Macron iu përgjigj me vendosmëri se nuk do të largohej nga detyra. 

“Unë do të nderoj mandatin për të cilin më zgjodhën francezët deri në ditën e fundit. Përgjegjësia për rënien e qeverisë Barnier dhe dështimin për të lëvizur “nuk është e imja, por e parlamentit. Unë jam zgjedhur në mënyrë demokratike për një mandat 5-vjeçar dhe do të qëndroj deri në fund”, shtoi presidenti.

Macron e përfundoi fjalimin e tij duke theksuar forcën e Francës dhe duke bërë thirrje për unitet. “Aty ku vendi është i cenueshëm, ai duhet të rindërtohet. Kudo që ka sjellje të dobët, ne duhet të rifusim mençurinë dhe kudo që ka vend për ankth dhe dëshpërim, ne duhet të sjellim shpresë”, tha ai.

Macron gjithashtu i kujton kombit francez rihapjen e kësaj të shtune të katedrales së famshme Notre-Dame të Parisit, e shkatërruar nga zjarri disa vite më parë, dhe gjithashtu flet për suksesin e Lojërave Olimpike të kësaj vere në kryeqytetin francez.

Të mërkurën, Asambleja Kombëtare franceze rrëzoi qeverinë e Michel Barnier, një gjest i paprecedentë që nga viti 1962, i cili e zhyt vendin në një periudhë pasigurish të forta politike dhe financiare.

Qeveria, e cila kishte marrë përgjegjësinë e saj të hënën në bazë të nenit 49 paragrafi 3 i Kushtetutës për miratimin pa votim të buxhetit të sigurimeve shoqërore, u rrëzua nga 331 deputetë, ndërsa Tubimi Kombëtar kishte zgjedhur të votojë mocionin e mosbesimit të paraqitur nga e majta.

Ju sugjerojmë

Shefi i Emergjencave Civile në Elbasan: S’ka zjarr aktiv, vetëm tym
Aktualitet

Shefi i Emergjencave Civile në Elbasan: S’ka zjarr aktiv, vetëm tym

2 Korrik, 2025 3:25 pm
Lufta për trafikimin e armëve/ BE-UNDP pajisje Shqipërisë në vlerë 1.1 mln dollarë
Aktualitet

Lufta për trafikimin e armëve/ BE-UNDP pajisje Shqipërisë në vlerë 1.1 mln dollarë

2 Korrik, 2025 3:19 pm
Abuzimi seksual në Fier/Avokati i Popullit: Hetim administrativ institucioneve
Aktualitet

Abuzimi seksual në Fier/Avokati i Popullit: Hetim administrativ institucioneve

2 Korrik, 2025 3:03 pm
Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit
Aktualitet

Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit

2 Korrik, 2025 2:46 pm
“Shqipëria, koloni kartelesh”/ Berisha me zyrtarët e OSBE: Qeveri teknike para se…
Aktualitet

“Shqipëria, koloni kartelesh”/ Berisha me zyrtarët e OSBE: Qeveri teknike para se…

2 Korrik, 2025 2:29 pm
“Jo duhet stallë, jo..”/Rama ‘kritika’ bashkive:Mos u ktheni në problem për fermerët
Aktualitet

“Jo duhet stallë, jo..”/Rama ‘kritika’ bashkive:Mos u ktheni në problem për fermerët

2 Korrik, 2025 2:20 pm
“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat
Aktualitet

“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat

2 Korrik, 2025 1:54 pm
Francezët për të bërë dhëmbët në Shqipëri, reportazhi i “France 2”
Aktualitet

Francezët për të bërë dhëmbët në Shqipëri, reportazhi i “France 2”

2 Korrik, 2025 1:50 pm
Rama: Procesi i ndërtimi të dy rrjeteve ujitëse në Mat drejt finalizimit
Aktualitet

Rama: Procesi i ndërtimi të dy rrjeteve ujitëse në Mat drejt finalizimit

2 Korrik, 2025 1:45 pm
Apeli i GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren/ Mbetet në qeli Pajtime Fetahu
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren/ Mbetet në qeli Pajtime Fetahu

2 Korrik, 2025 1:42 pm
Para
Itali/ Arrestohet murgesha, ishte pjesë e Ndragheta

Itali/ Arrestohet murgesha, ishte pjesë e Ndragheta

Horoskopi, 1 shtator 2023

Horoskopi, 6 Dhjetor 2024

Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023

Parashikimi i motit, 6 Dhjetor 2024

TE FUNDIT

Shefi i Emergjencave Civile në Elbasan: S’ka zjarr aktiv, vetëm tym

Shefi i Emergjencave Civile në Elbasan: S’ka zjarr aktiv, vetëm tym
2 Korrik, 2025

Ndriçim Sinani, Shef i Emergjencave Civile në Elbasan, deklaroi se vijon puna për neutralizimin e situatës në landfillin e këtij...

Lexo më shumë

Lufta për trafikimin e armëve/ BE-UNDP pajisje Shqipërisë në vlerë 1.1 mln dollarë

Lufta për trafikimin e armëve/ BE-UNDP pajisje Shqipërisë në vlerë 1.1 mln dollarë
2 Korrik, 2025

Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme në luftën kundër zotërimit të paligjshëm, keqpërdorimit dhe trafikimit të armëve të zjarrit, municioneve...

Lexo më shumë

Abuzimi seksual në Fier/Avokati i Popullit: Hetim administrativ institucioneve

Abuzimi seksual në Fier/Avokati i Popullit: Hetim administrativ institucioneve
2 Korrik, 2025

Avokati i Popullit ka reaguar pak momente më parë në lidhje me abuzimin seksual në Fier, ku ka shprehur shqetësimin...

Lexo më shumë

Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit

Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit
2 Korrik, 2025

Kanosi me thikë një shtetas dhe theu masën e sigurisë arrest në shtëpi, arrestohet nga policia një 36-vjeçari. Si rezultat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com