Aktualitet

Nuk kryen kontrolle për kanabis, pezullohen 5 punonjës policie në Berat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:32 - 24/11/20 |
Opi Nion

Pesë punonjës policie në qarkun e Beratit janë pezulluar nga detyra, pasi nuk kanë zbatuar detyrën për kontroll të territorit me qëllimi parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Sipas Abc news është pezulluar nga detyra shefi i komisariatit të Skraparit, shefi i stacionit policor të Poliçanit, një inspektor zone dhe dy efektivë.

Pezullimi i tyre është bërë pak ditë më parë për shkak të disa bimëve të gjetura në sasi të vogla, por në zona të ndryshme të thella malore. Tashmë ndaj tyre ka nisur edhe hetim disiplinor.

Kujtojmë se prej fillimit të vitit janë marrë masa disiplinore për 15 efektivë vetëm në qarkun e Beratit./ Opinion.al

Pas