Ish-presidenti Donald Trump është larguar nga gjykata e Manhattanit pasi u njoh me akuzat ndaj tij.
Ai nuk bëri asnjë deklaratë gjatë daljes nga salla e gjyqit.
Pasi u largua nga ndërtesa, Trump u fut në autokolonën e tij të parkuar jashtë.
Ish-presidenti u deklarua i pafajshëm për 34 pika, thotë një burim për CNN./Opinion.al