Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e gjykatës së Fierit, duke pezulluar nga detyra nënkomisarin Taulant Ismailaj, me detyrë Specialist i Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në DVP Fier, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Nga hetimet rezulton se Ismailaj ka kryer veprimtari kriminale në dëm të interesave të shtetit. Ai dyshohet se ka favorizuar shpërndarës të lëndëve narkotike duke mos i arrestuar, në rastet e flagrancës nga Policia e Shtetit.
Ndaj tij, gjykata ka vendosur po ashtu edhe ndalim për të dalë jashtë shtetit.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se në bazë të hetimeve të deritanishme, nënkomisari Taulant Ismailaj ka kryer veprimtari kriminale në dëm të interesave të shtetit./opinion.al