Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nudizmi në plazhet publike dhe shqiptarët e lodhur nga rrobat e banjës 

2016/08/02 at 2:20 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nudizmi në plazhet publike dhe shqiptarët e lodhur nga rrobat e banjës 

Nga Daniela Kostandini


“Fërgëlloni o gra që jetoni në bollëk, dridhuni o ju gra pa mend. Hiqni veshjet tuaja, zhvishuni dhe vini një grethore në ijet, duke i rënë gjoksit nëpër arat e mira dhe nëpër vreshtat prodhimtare” – Isaku kapitulli 32

Zgjodha një frazë nga Bibla për të treguar se zhveshja e gruas është femomen i  lashtë sa edhe vetë njerëzimi. Gruaja, siç thërret profeti Isak në kapitullin e 32-të, zhvishej për të punuar në arë, apo kur vilte rrushin në vreshta.
Që nga shkrimi i Biblës e deri në ditët tona kanë kaluar qindra e qindra vite dhe zhveshja e gruas ka kaluar nëpër shumë procese, por si dukuri nuk ka ndryshuar kurrë.
Në ditët tona, gruaja moderne nuk ka më nevojë të zhvishet për të punuar në arë apo të vjelë rrushin, pasi këtë sot e kryejnë makineri të fjalës së fundit. Ndaj dhe femra tashmë zhvishet për arsye kryesisht estetike.
E duke qenë se mijëvjeçari i ri ka hyrë me revansh dhe tabutë e së shkuarës janë venitur, gruaja zhvishet lirshëm.
Në Shqipëri vitet e fundit pjesë e fjalorit të përditshëm janë bërë edhe shprehje si: “erdhi vera, fillojnë e zhvishen gratë” apo “femrat më shumë zhvishen sot, sesa vishen” etj.
Gjithshtu në përditshmëri, ku rëndom shikon të “zhveshurën”, imagjino në plazh, aty ku dielli të përcëllon.
Dhe në fakt nuk ka nevojë shumë për imagjinata, sepse mjaftojnë t’u hedhësh një sy rrjeteve sociale e portaleve informative, ku të shfaqen plot raste nudizmi në mes të ditës, në mes të plazheve publike, në sy të fëmijëve. Të miturit më shumë se kush tjetër mendoj se janë ata që nuk duhet t’i shohin skenat gratis të nudizmit, të njërëzve të huaj dhe që nuk janë prindërit e tyre. Dhe rastësisht pranë detit dëgjova përgjigjen e një babai, kur fëmija e pyeste me kureshtje se ku i kishte rrobat e banjës një grua e shtrirë përmbys në rërë. “Teta i ka vetëm në pjesën e përparme”- i tha.  Nga përgjigja në moment qesha, por më pas mendova se kjo hallakatje duhet të marrë fund dhe të organizihet në plazhe nudistësh dhe plazhe publike, ku gjithsecili të mos ndihet detyruar të shohë atë që nuk do të shohë.

Pothuajse në të gjithë botën plazhet janë të organizuara në publike, topless dhe nudiste (në ato shtete ku lejohen). Kujtoj që këto të fundit u bënë popullore në 1950 përgjatë rivierës franceze,  për t’u përhapur më vonë në të gjithë botën. Pavarësisht nga forma në këto plazhe janë respektuar ndër vite kode të sjelljes dhe etikës. Ato janë të vendosura në zona të përcaktuara, apo edhe mund të jenë nën menaxhimin e resorteve private.

Ndërsa në Shqipëri, asnjëherë nuk është bërë një përpjekje konkrete nga ana e pushtetit vendor në zonat bregdetare për rregulluar këtë nevojë të pushuesve. Rastet topless që në fillim të vitit 2000 ishin sporadike, tanimë janë rritur ndjeshëm, madje janë shtuar dhe rastet e nudistëve. Kjo më bëri të mendoj se shqiptarët kanë patur një marrëdhënie të ndërlikuar më kostumet e banjës. Dikur ka qenë një raport i ndrydhur, sot mosdëshirë për t’i mbathur.

Duke kërkuar në internet mbi kostumet e banjës, lexova se ato nisën të shfaqeshin në Europë diku rreth gjysmës së shekullit të XIX-të. Sigurisht, që nuk ngjasonin as për së largu me rrobet e sotme të banjës. Ishin veshje që të mbulonin nga gusha deri tek kaviljet. Në 1907, notarja australine Annette Kellerman u arrestua pas shfaqjes së saj të notit të sinkronizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me justifikimin se i kishte shpatullat shumë të zbuluara.

Sakaq në vendin tonë kostumi i  banjës është shfaqur vetëm disa dhjetëvjeçarë më parë. E ndërsa ne u ekspozuam për herë të parë me kostume në plazh, dy dekada më vonë brazilianët shpikën tangat.
Kjo pritje e gjatë e shqiptarëve për të mbathur rrobet e banjës duket sikur i ka lodhur, aq sa tanimë u paska zbehur dëshirën për t’u ekspozuar me to. Nëpër plazhe, ku gratë sot kanë  lirinë për t’u zhveshur estetikisht bukur, preferojnë nudizmin në publik, ndërsa disa meshkuj, me sa duket të vënë nën presion nga çështjet e barazisë gjinore, kanë ndjerë konkurrencën, duke dalë edhe ata siç i ka bërë nëna.

Shfaqje të ngjashme i kemi lexuar në gazeta për shumë kohë me personazhe shqiptare, por në vende të huaja, në vende ku ajo që të lë pa fjalë nuk është zhveshja dhe lakuriqësia, por organizimi i mirë plazheve publike dhe atyre për nudistë. Sakaq, Shqipëria verore e vitit 2016 me siguri do kujtohet për shfaqjet e meshkujve të parë nudo në plazhet tona publike.

 

Etiketa: Nudizmiplazhet shqiptaretoples


Ju sugjerojmë

Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec, Artur Shehu: Investitorët nuk i njoh fare
-U tha në Opinion

Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec, Artur Shehu: Investitorët nuk i njoh fare

4 Qershor, 2026 11:27 pm
Vrasja e policit, gazetarja: Sherri me çobanin e “nxori zbuluar” autorin
-U tha në Opinion

Vrasja e policit, gazetarja: Sherri me çobanin e “nxori zbuluar” autorin

4 Qershor, 2026 10:05 pm
Protesta e qytetarëve, Blendi Klosi: Tradhti është tërheqja nga projekti i Zvërnecit
-U tha në Opinion

Protesta e qytetarëve, Blendi Klosi: Tradhti është tërheqja nga projekti i Zvërnecit

4 Qershor, 2026 9:47 pm
Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë
-U tha në Opinion

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë

4 Qershor, 2026 9:20 pm
5 kërkesat e protestuesve: Dorëheqje e qeverisë dhe anulimi i projektit në Zvërnec
Aktualitet

5 kërkesat e protestuesve: Dorëheqje e qeverisë dhe anulimi i projektit në Zvërnec

4 Qershor, 2026 8:27 pm
Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, mesazh qeverisë: Ju erdhi fundi
Aktualitet

Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, mesazh qeverisë: Ju erdhi fundi

4 Qershor, 2026 7:27 pm
Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më
Aktualitet

Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më

4 Qershor, 2026 7:22 pm
“Rama në burg, Berisha në burg”, dita e pestë e protestës së qytetarëve
Aktualitet

“Rama në burg, Berisha në burg”, dita e pestë e protestës së qytetarëve

4 Qershor, 2026 6:48 pm
Kafazi i xhamit gjatë seancave, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Aktualitet

Kafazi i xhamit gjatë seancave, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit

4 Qershor, 2026 6:41 pm
SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s
Bota

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

4 Qershor, 2026 5:32 pm
Para
Video/ Ja si duket Kokëdhima pas heqjes së mandatit

E fundit/ Meta dhe Kokëdhima takohen sërish

Zhvishet dhe Flaka Krelani, buzë detit siç nuk e keni parë kurrë 

Zhvishet dhe Flaka Krelani, buzë detit siç nuk e keni parë kurrë 

Reforma në Drejtësi/ Ku ndahen Basha dhe Rama për draftin

Reagon Rama për "qeverinë teknike": Mandatin e kam katër vjeçar

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec, Artur Shehu: Investitorët nuk i njoh fare

Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec, Artur Shehu: Investitorët nuk i njoh fare
4 Qershor, 2026

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku u diskutua projekti në Zvërnec dhe protesta qytetare kundër investimit, Artur Shehu deklaroi...

Lexo më shumë

Vrasja e policit, gazetarja: Sherri me çobanin e “nxori zbuluar” autorin

Vrasja e policit, gazetarja: Sherri me çobanin e “nxori zbuluar” autorin
4 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë tronditi sot zonën e Lozhanit në Maliq, ku efektivi i forcave “Shqiponja”, Enea Mekolli, 34 vjeç, ndërroi jetë...

Lexo më shumë

Protesta e qytetarëve, Blendi Klosi: Tradhti është tërheqja nga projekti i Zvërnecit

Protesta e qytetarëve, Blendi Klosi: Tradhti është tërheqja nga projekti i Zvërnecit
4 Qershor, 2026

Në emisionin “Opinion” Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi u është përgjigjur protestuesve shprehen se qeveria ka tradhtuar Shqipërinë...

Lexo më shumë

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë
4 Qershor, 2026

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi është shprehur në emisionin “Opinion” se projekti në Zvërnec është krenaria e qeverisë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}