Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

NSA: Fikja e shpeshtë e telefonit pengon hakerët që të vjedhin të dhënat

2021/07/28 at 8:48 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
NSA: Fikja e shpeshtë e telefonit pengon hakerët që të vjedhin të dhënat

Në një kohë kur është përhapur gjerësisht pasiguria dixhitale, rezulton se mënyra më e vjetër dhe më e thjeshtë e riparimit të kompjuterit, fikja dhe rindezja e tij, mund të pengojë hakerët që të vjedhin të dhënat nga telefonat inteligjent.

Rindezja e shpeshtë e telefonave nuk do të ndalojë ushtrinë e kriminelëve kibernetikë ose firmat e paguara për spiunazh që kanë mbjellë kaos dhe dyshime në lidhje me sigurinë dhe privacinë dixhitale. Por metoda e rindezjes së shpeshtë të telefonave mund ta bëjë më të vështirë vjedhjen e të dhënave nga hakerët.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare, NSA, publikoi vitin e kaluar një udhëzues mbi “praktikat më të mira” për sigurinë e pajisjeve mobile, në të cilin rekomandon rindezjen çdo javë të pajisjeve mobile si një mënyrë për të frenuar hakerimin.

Neal Ziring, drejtori teknik i Drejtorisë së Sigurisë Kibernetike në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, tha se telefoni i tij inteligjent është programuar që të fiket dhe rindizet automatikisht çdo natë. Ky veprim i thjeshtë, thotë ai, e vështirëson punën dashakeqe të hakerëve.

“Shumë sulme kibernetike moderne janë përpjekje zinxhir për shfrytëzimin e dobësive kibernetike nga hakerët. Nëse i detyron hakerët të rifillojnë nga e para zinxhinin e përpjekjve të tyre, kjo do t’u kushtonte”.

Pothuajse gjithmonë në dorën e njeriut, rrallë herë të fikur dhe me sasi të mëdha të dhënash sensitive personale, telefonat celular janë bërë objektiva të rëndësishëm për hakerët.

Ata përpiqen të vjedhin mesazhet e shkëmbyera me tekst, kontaktet, fotografitë si dhe përpiqen të gjurmojnë lëvizjet e përdoruesit dhe madje fshehurazi, t’i përgjojnë ata duke hapur mikrofonin apo kameran e telefonit inteligjent.

Këshillat për rindezjen e telefonit inteligjent në mënyrë periodike pasqyrojnë pjesërisht një ndryshim në mënyrën se si hakerët më të mirë po penetrojnë në pajisjet mobile.

Kjo tregon gjithashtu edhe shtimin e hakerimeve përmes motodës pa klikime, domethënë pa veprime të gabura nga përdoruesit, siç bëhej zakonisht përmes hapjes së një emaili apo fotografie me viruse dixhitale të fshehura mirë.

Zakonisht, pasi hakerët futen në një pajisje ose rrjet, ata kërkojnë mënyra për të qëndruar brenda sistemit duke instaluar një program të dëmshëm në sistemin e skedarëve në rrënjët e programit operues të sistemit.

Zoti Ziring thotë se ajo metodë është bërë më e vështirë pasi kompanitë prodhuese të telefonave, si Apple dhe Google, kanë siguri të fortë për të bllokuar programe keqbërëse në sistemet e tyre operuese.

“Duhet të jeni të kujdesshëm në zgjedhjen e aplikacioneve që instaloni. Shkarkoni vetëm ato që ju nevojiten. Kur një aplikacion nuk ju duhet më, fshijeni. Duke bërë këtë zvogëloni mundësinë e sulmeve kibernetike.”

Udhëzuesi i Agjencisë për Sigurinë Kombëtare gjithashtu e pranon se rindezja e një telefoni funksionon vetëm në disa raste. Por udhëzuesi ka një këshillë më të thjeshtë për t’u siguruar që hakerët nuk po ju përgjojnë përmes kameras apo mikrofonit të telefonit inteligjent. Këshilla është, mos e mbani telefonin me vete./ VOA

Etiketa: hakerNSAtelefoni

Ju sugjerojmë

Apeli i Posaçëm lë në qeli ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka
Kronikë

Apeli i Posaçëm lë në qeli ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka

26 Nëntor, 2025 2:41 pm
Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK dërgon për gjykim Behar e Safet Bajrin dhe…
Kronikë

Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK dërgon për gjykim Behar e Safet Bajrin dhe…

26 Nëntor, 2025 2:30 pm
Hungaria do të furnizojë Serbinë me naftë
Rajoni

Hungaria do të furnizojë Serbinë me naftë

26 Nëntor, 2025 2:20 pm
Pistoletë, municion luftarak dhe drogë në Shkodër, arrestohet 40-vjeçari
Kronikë

Pistoletë, municion luftarak dhe drogë në Shkodër, arrestohet 40-vjeçari

26 Nëntor, 2025 2:16 pm
2 personat e arrestuar në Orosh e cilësojnë Policinë si “shejtan”:Gjykohemi nga Zoti
Te Fundit

2 personat e arrestuar në Orosh e cilësojnë Policinë si “shejtan”:Gjykohemi nga Zoti

26 Nëntor, 2025 2:11 pm
Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin
Aktualitet

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin

26 Nëntor, 2025 1:03 pm
Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në
Aktualitet

Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në

26 Nëntor, 2025 12:39 pm
Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare
Life Style

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare

26 Nëntor, 2025 12:28 pm
Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK
Aktualitet

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK

26 Nëntor, 2025 11:42 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, pranga autorit në Shijak

26 Nëntor, 2025 10:31 am
Para
Britania e rrezikuar nga variantet e COVID-19

Britania e rrezikuar nga variantet e COVID-19

VIDEO/ Rama në Maqedoninë e Veriut, shëtitje me Vuçiç dhe Zaev

VIDEO/ Rama në Maqedoninë e Veriut, shëtitje me Vuçiç dhe Zaev

Zjarri djeg tre fshatra në Greqi, flakët jashtë kontrollit në Patra

Zjarri djeg tre fshatra në Greqi, flakët jashtë kontrollit në Patra

TE FUNDIT

Apeli i Posaçëm lë në qeli ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka

Apeli i Posaçëm lë në qeli ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka
26 Nëntor, 2025

Apeli i Posaçëm ka refuzuar lirimin nga paraburgimi të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Apeli la të pandryshuar vendimin e...

Lexo më shumë

Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK dërgon për gjykim Behar e Safet Bajrin dhe…

Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK dërgon për gjykim Behar e Safet Bajrin dhe…
26 Nëntor, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës...

Lexo më shumë

Hungaria do të furnizojë Serbinë me naftë

Hungaria do të furnizojë Serbinë me naftë
26 Nëntor, 2025

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, do të qëndrojë në Beograd të mërkurën për të diskutuar për detajet se...

Lexo më shumë

Pistoletë, municion luftarak dhe drogë në Shkodër, arrestohet 40-vjeçari

Pistoletë, municion luftarak dhe drogë në Shkodër, arrestohet 40-vjeçari
26 Nëntor, 2025

Policia e Shkodrës ka zhvilluar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kuadër të operacionit të koduar “Blic”....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com