Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nostalgjia për diktaturën/ Flasin studiuesit për ndikimin që ka në shoqëri

2018/08/22 at 8:45 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Nostalgjia për diktaturën/ Flasin studiuesit për ndikimin që ka në shoqëri

Në Shqipëri po zhvillohen këto ditë disa veprimtari për të nderuar viktimave të diktaturës komuniste. Një muze i ri hapet nesër në kampin e internimit të Tepelenës, në ditën europiane që kujton viktimat e stalinizmit dhe nazizmit. Profesorë të njohur në Shqipëri komentojnë me shqetësim nostalgjinë, që ka një pjesë e shoqërisë shqiptare ndaj regjimit komunist.


Nostalgjikë të diktaturës komuniste shfaqin ku të munden parrulla të vjetra, ndërsa fotoja e diktatorit Enver Hoxha gjendet në faqet e shtypit çdo mëngjes, duke shitur gazetat. Kjo është sot Tirana, ku ende pas 25 vjetësh nuk janë zbardhur plotësisht krimet e regjimit komunist. Studiuesja e njohur Ana Lalaj thotë se aktualisht segmente me peshë e ndikim në shoqërinë shqiptare, mundohen ta frenojnë ndarjen e qartë dhe të prerë nga komunizmi.

Shumë njerëz flasin për diktaturën, por mbahen mbyllur edhe dosjet për diktatorin Enver Hoxha, thekson ajo. “Ende në Arkivin Qendror Shtetëror fondi i Enver Hoxhës rri i mbyllur. U hap një herë tani rri i mbyllur. Pse ndodh kjo? Për mendimin, tim ndodh sepse ende ekzistojnë segmente që duan ta mbajnë të rrethuar në mister figurën e Enver Hoxhës” – tha zonja Lalaj.

Kur u përmbys regjimi komunist në fillim të viteve 90 shqiptarët kishin shumë shpresa për liri, demokraci dhe mundësi, por ata nuk patën kohë të mjaftueshme për të hapur mendjet e tyre. Ndërsa tani po mbizotëron nostalgjia për regjimin komunist, thotë Dr. Amy, sepse njerëzit kanë pasiguri për të sotmen.

“Ajo që ne harrojmë nga ajo nostalgji është dhuna që diktonte jetët e njerëzve, frika nën të cilën njerëzit jetonin. Nostalgjia mbetet te pasiguria në të tashmen dhe tek një lloj amnezie, që njeriu harron se çfarë ka paguar e vuajtur atë kohë. Pa një mënyrë për të menduar për të ardhmen, ne kthehemi te e shkuara dhe kujtojmë se ka qenë më mirë. Ndërsa sot askush nuk gjen një vend punë pa qenë me partinë politike në pushtet, dhe sa herë ndërrohet qeveria këtu zëvendësohen njerëzit kompetentë me besnikë të partive politike. Pasiguria te e ardhmja ndjehet edhe në shërbimet spitalore, edhe në shkolla ku edukimi nuk po bazohet tek meritat. Njerëzit sot po ndjehen të pasigurtë dhe kujtojnë se kanë qenë më të sigurtë atëherë”, – thotë dr. Amy.

Ndërsa studiuesi Romeo Gurakuqi tha se Shqipëria ka sot një krizë të sistemit, sepse ndodhi një reformim jo i plotë i shoqërisë shqiptare, e cila doli e shkatërruar nga komunizmi ekstrem me vuajtje të rënda.

Përveç viteve të para në 1990, sipas tij, gjithmonë shoqëria ka bërë hapa prapa sa i takon distancimit nga e kaluara, thotë dr.Gurakuqi, dhe shoqëria u komunistizua, në vend që të dekomunistizohej.

“Partia e Punës e Shqipërisë arriti të mbijetonte jo vetëm sa i përket burimeve njerëzore, por para së gjithash e lidhur me bazamentin ideologjik edhe të kamufluar brenda një socializmi gjoja demokratik. Shqipëria nuk kreu të plotë procesin e dekomunistizimit dhe rrënjësor” – tha zoti Gurakuqi.

Ndonëse gjatë regjimit komunist janë krime të shumta, sot shoqëria ende nuk e ka kulturën e pendesës dhe të ndjesës. Dr. Lalaj thotë se politika ende nuk është ndarë nga e kaluara dhe kjo u dha zemër nostalgjikëve të diktaturës, të cilët sot janë më të stërholluar dhe i risjellin figurat e regjimit komunist si modele për shoqërinë dhe për qeverisjen e sotme.

“Në nivel qendror dhe vendor përdoren metoda arrogante qeverisje ndaj atrye që nuk kanë lidhje me pushtetin. Në një shoqëri ku për vite me radhë, për dekada dhe madje shekuj me radhë ka patur një kulturë nënshtrimi, kjo mënyrë qeverisje është shumë e lehtë, është rruga më e lehtë. Sot ka plot modele qeverisje ka plot, por është një kollajllëk që zgjidhet nga pushtetarët për qeverisjen. Arbritrariteti i pushtetit dhe nostalgjia për komunizmin mendoj se janë si ato enët komunikuese, që ushqejnë njëra tjetrën.

Nga ana tjetër, zonja Amy thotë se nuk ka asnjë kuptim që një 25 vjeçar të ketë nostalgji për komunizmin. Ata nuk kanë asnjë ide për të dhe dinë aq sa u tregojnë familjarët e tyre, kështu kujdeset që ta përcjellë këtë nostalgji.

“Gjysma e vendit është nën 30 vjeç. Ato dinë vetëm ç’kanë degjuar nga familjarët e tyre. Kjo është një traume që po përsëritet sepse ne nuk jemi përballur me të shkuarën komuniste. 25 vite pas dhe nuk kemi librat në shkollë, nuk kemi qendra që të analizojë çfarë ndodhi dhe çfarë pasojash la tek njerëzit. Pa këto njohuri dhe informacione rinia mund të bjerë pre e nostalgjive”, – tha zonja Amy.

Nga ana tjetër, zoti Gurakuqi tha se rikthimi i komunistëve në pushtet në 2013 me një të ashtuquajturin program i Rilindjes ndodhi pas një aleance me krimin e organizuar dhe po kjo po i shuan shpresat për zhvillimin europian të vendit, ndaj shqiptarët po largohen masivisht nga atdheu.

“Ata kanë arritur sot që të kenë pushtetin dhe në Shqipëri të zbrazur nga populli, që i rrëzoi në vitin 91-92. Tani kanë arritur të kontrollojnë ekonominëdhe politikën e vendit, reformat dhe t’i deformojnë në kundërshtim me modelet teorike dhe praktike të vendeve, që kanë qenë të suksesshme” – tha zoti Gurakuqi.

Studiuesit mendojnë se mosreformimi i shoqërisë me sytë nga Europa e ka rënduar situatën deri në ditët e sotme, sepse nuk u ndoqën dhe u braktisën mësimet dhe këshillat e disidentëve të vërtetë politikë nga jashtë vendit se si të ndërtohej një Shqipëri e vërtetë demokratike./VOA

 

Etiketa: flasin studiuesitndikimi qe ka ne shoqerinostalgjia per diktaturen


Ju sugjerojmë

Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë
Kryesore

Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë

26 Qershor, 2026 11:54 am
Masat e sezonit turistik, Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë
Aktualitet

Masat e sezonit turistik, Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë

26 Qershor, 2026 9:43 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me armë mes fqinjëve në Shkodër

26 Qershor, 2026 9:04 am
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë

26 Qershor, 2026 8:51 am
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve me mesazhet e simpatizantëve: Mos e jep dorëheqjen…

26 Qershor, 2026 8:41 am
Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin
Aktualitet

Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

26 Qershor, 2026 8:21 am
Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

26 Qershor, 2026 8:20 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

26 Qershor, 2026 8:19 am
Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Para
As nuk ju shkon në mendje se më kë po i kalojnë pushimet familja Clooney në liqenin e Como-s

As nuk ju shkon në mendje se më kë po i kalojnë pushimet familja Clooney në liqenin e Como-s

Analfabetizmi funksional/ Më i madh numri i lexuesve që nuk kuptojnë

Analfabetizmi funksional/ Më i madh numri i lexuesve që nuk kuptojnë

Aktori turk pranon prejardhjen gjatë intervistës: Po gjyshërit e mi janë shqiptarë

Aktori turk pranon prejardhjen gjatë intervistës: Po gjyshërit e mi janë shqiptarë
















TE FUNDIT

Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë

Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë
26 Qershor, 2026

55 persona humbën jetën në Francë nga nxehtësia rekord, tha ministrja e Sportit, Marina Ferrari për transmetuesin Franceinfo. Qeveria ka...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë

Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë
26 Qershor, 2026

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren Anna La Rosa të agjencisë italiane Italpress, kryeministri Edi Rama foli për temat kryesore që dominojnë debatin...

Lexo më shumë

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn
26 Qershor, 2026

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi Andi...

Lexo më shumë

Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani

Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani
26 Qershor, 2026

Udhëheqësi i Hezbollahut, Sheikh Naim Qassem, ka deklaruar se Izraeli duhet të tërhiqet nga territori libanez “pa kushte”, duke e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}