Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Norvegjia dëbon 15 spiunë rusë

2023/04/13 at 4:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Norvegjia dëbon 15 spiunë rusë

Norvegjia ka njoftuar se ka dëbuar 15 zyrtarë të Ambasadës ruse, që sipas Ministrisë së Jashtme janë zyrtarë të inteligjencës që po operonin duke u paraqitur si diplomatë.

Moska tha se do të kundërpërgjigjet për këtë veprim të Oslos. Me dëbimin e këtyre zyrtarëve, Oslo deri më tani ka dëbuar një të katërtën e diplomatëve rusë në Norvegji.

Vendimi i Oslos është i fundit në shtetet perëndimore që janë dëbuar diplomatë rusë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës vitin e kaluar. Vetëm gjatë këtij viti, Estonia, Holanda dhe Austria po ashtu kanë dëbuar diplomatë rusë.

Në prill të vitit 2022, Norvegjia kishte dëbuar tre diplomatë rusë.

“Ky është një hap i rëndësishëm në luftimin dhe uljen e nivelit të aktivitetit të inteligjencës ruse në Norvegji dhe në këtë mënyrë për të mbrojtur interesat tona kombëtare”, tha përmes një deklarate ministrja e Jashtme norvegjeze, Anniken Huitfeldt.

“Rusia aktualisht paraqet kërcënimin më të madh të inteligjencës për Norvegjinë. Ne nuk do të lejojmë që oficerët e inteligjencës ruse të operojnë, duke u paraqitur si diplomatë”, shtoi ajo.

Sipas autoriteteve norvegjeze, zyrtarët rusë duhet të lëshojnë territorin e Norvegjisë shumë shpejt.

Ministria e Jashtme ruse tha se Moska do të përgjigjet për dëbimin e zyrtarëve të saj, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, TASS, pa dhënë më shumë detaje.

Norvegjia, shtet i aleancës ushtarake të NATO-s, ndan kufi me Rusinë në Arktik.

Dëbimet mund të ndërlikojnë edhe më tej procesin e transferimit të kryesimit të Këshillit të Arktikut, që është një trup shumëpalësh ku shtetet e Arktikut bisedojnë për çështjet që prekin rajonin polar.

Moska aktualisht udhëheq me këtë këshill, por Norvegjia pritet ta marrë kryesimin e këshillit më 11 maj.

Ju sugjerojmë

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese
Sport

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese

9 Shtator, 2025 11:46 pm
Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë
Kryesore

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë

9 Shtator, 2025 10:39 pm
Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli
Bota

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

9 Shtator, 2025 10:14 pm
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
Kryesore

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

9 Shtator, 2025 9:37 pm
Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia
Kryesore

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia

9 Shtator, 2025 9:12 pm
Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës
Sport

Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës

9 Shtator, 2025 9:09 pm
Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium
Sport

Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium

9 Shtator, 2025 8:57 pm
Macron emëron kryeministër të ri të Francës
Bota

Macron emëron kryeministër të ri të Francës

9 Shtator, 2025 8:41 pm
Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë
Bota

Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë

9 Shtator, 2025 8:16 pm
Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp
Bota

Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp

9 Shtator, 2025 7:38 pm
Para
Goditi me grushte Sané pas disfatës në Champions, Bayern pezullon Sadio Manen

Goditi me grushte Sané pas disfatës në Champions, Bayern pezullon Sadio Manen

Arnold Schwarzenegger filmohet duke mbushur gropat e rrugës të lagjes së tij

Arnold Schwarzenegger filmohet duke mbushur gropat e rrugës të lagjes së tij

Vuçiç takim me serbët e Kosovës: Kurti po na shtyn drejt një konflikti me NATO-n

Vuçiç takim me serbët e Kosovës: Kurti po na shtyn drejt një konflikti me NATO-n

TE FUNDIT

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese
9 Shtator, 2025

Pas pesë ndeshjesh të zhvilluara në kuadër të kualifikueseve të Grupit K për Kupën e Botës 2026, Shqipëria ndodhet në...

Lexo më shumë

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë
9 Shtator, 2025

Shqipëria ka mundur me rezultatin minimal 1-0 ndaj Letonisë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, që po zhvillohet në stadiumin...

Lexo më shumë

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli
9 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. Sekretarja e shtypit...

Lexo më shumë

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
9 Shtator, 2025

Është mbyllur me rezultatin 1-0 ndeshja Shqipëri-Letoni që po luhet në Tiranë. Shqipëria shënoi golin e avantazhit ndaj Letonisë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com