Mëngjesi i kësaj të hëne ka sjellë edhe normalizim të situatës në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë, ku pas dy ditësh, fatmirësisht radha e makinave dhe e autobusëve është zhdukur.
Me hapjen e doganës në orën 06:00, kanë arritur që të kalojnë të gjithë emigrantët që kanë qenë në dje pritje për të kaluar drejt Greqisë.
Ndërkohë, kuota prej 300 personash, e vendosur nga autoritetet greke si masë mbrojtëse ndaj COVID-19, nuk është plotësuar ende, të paktën deri në orën 08:00./Opinion.al