Është nga Prishtina, por jeton në Koln të Gjermanisë. Nora Muja është vajza, e cila do të përfaqësojë Kosovën këtë vit në ‘’Miss Intercontinental’’, që do të mbahet në Tokyo të Japonisë.
Nora me profesion është juriste, ka mbaruar Juridikun në Universitetin e Kolnit të Gjermanisë, ndërsa me modelim merret prej vitesh.
Vitin e kaluar, këtë event të bukurisë e fitoi Edymar Martinez, vajza nga Venezuela. Ky spektakël i bukurisë tradicionalisht organizohet në Japoni.