Robert Berisha ka uruar publikisht bashkëshorten e tij seksi, Nora Istrefi. Nora mbush plot 30 vjeç sot andaj dhe Roberti ka postuar në Instagramin e tij, një urim shumë special për nënën e vajzës së tij.
“Gëzuar ditëlindjen gruaja ime e bukur Nora… Shpresoj të jesh e lumtur në këtë ditë dhe të uroj gjithë botën ashtu siç e meriton! Ti më inspiron mua çdo ditë me shpirtin tënd, me punën tënde të vështirë dhe forcën e një gruaje të përsosur, je një nënë e dashur dhe faleminderit që e ke sjellë në jetë Reneen dhe më ke ushqyer zemrën time çdo ditë. Të dua pafund”, ka shkruar Roberti.