Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

2025/11/25 at 10:37 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me shpalljen person “non grata” nga Greqia. Hoxha sqaroi me detaje momentin kur u njoh me këtë vendim, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë sinjal serioz më parë.

-Ore je shpallur non grata në Greqi?

Artan Hoxha: Edhe tragjike, edhe komike!

–Po ecje, kishe ulur kokën…(Shfaqet videoja nga pika kufitare)

Artan Hoxha: Ishte shi, koha s’ka qenë fort e mirë.

-Ti e kalove doganën shqiptare?

Artan Hoxha: Po, po! Oficeri i kufirit në vijë të parë e konstatoi, tha ke një problem serioz. Më bëri përshtypje kur foli shqip, i thashë jam gazetar, do kalosh në vijë të dytë tha nëse do të marrësh dokumentin. Në vijën e dytë, bëri një verifikim të atësisë, mëmësisë, profesionit, a je ti që ke bërë ca dokumentarë. Pastaj më tha që duhet të lësh gjurmët e gishtave dhe të bësh foto retinën  e syrit. Unë i thashë nuk jam kriminel,  nuk di të kem bërë vepër penale. Nuk ka lidhje me atë tha ka të bëjë me një vendim tjetër.

Ai që kishte vendimin në dorë, bënte sikur fliste me dikë, unë  e kuptoj gjuhën se kam qenë emigrant. Erdhi dhe mbajti qëndrimin më të ftohtë e arrogant, tha ju jeni përjashtuar tha që të hyni përjetësisht në Greqi, për shkak të asaj që keni bërë në dëm të Greqisë dhe qytetarëve grekë. Nuk dhanë përgjigje. Bënë pyetje, si person i padëshiruar, ka një pikë tjetër që thotë përbën rrezik për rendin kushtetues dhe marrëdhëniet ndërkombëtare dhe nuk jep shpjegim tjetër. Duhet ta firmosësh tha, më kërkoi me insistim të largohesha te automjeti. Vendimi ishte marrë vitin e kaluar.

-S’kishe asnjë informacion?

Artan Hoxha: Jo, s’kam qenë në Greqi për 1 vit, nga toka.

Më tej, pohoi se kur kishte udhëtuar për në Konicë së fundmi, ishte paralajmëruar se ishte nën monitorim.

“Në pasaportë kanë bërë një kryq dhe duhet ta shoh se çfarë do të ndodhë kur të hyj në vendet e tjera të BE-së. Koha kur është marrë vendimi përkon me zgjedhjet elektorale për në Parlamentin Europian”, deklaroi ai.

Sipas tij, duke marrë parasysh datën kur ka dalë ky vendim, dyshimet janë se ka të bëjë me qëndrimin e gazetarit ndaj eurodeputetit tanimë, Fredi Beleri. Ky i fundit u burgos në Shqipëri për korrupsion pasiv në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 dhe nuk arriti të ushtrojë detyrën e tij si kryebashkiak i Himarës.

“Unë kam pasur procese gjyqësore me zotin Beleri. Këto procese nuk na mbyllën gojën, për më tepër faktet që nxora për masakrën e Peshkëpisë, përplasjet me Belerin nuk janë të sotmet. Kuptova se ky është shkaku kryesor”, tha Hoxha.

Gazetari tregoi se çfarë rrugësh ligjore do ndjekë sa i takon kësaj situate të papritur për të.

“Më thanë që mund të ndjek një rrugë në Bruksel, do e konsultoj me një avokat dhe të shohim sa mundësi kemi. Rruga më e mirë është të ndërhyjë shteti sepse unë jam si përfaqësues atje i medias shqiptare, mendoj se është një mënyrë për të trembur të tjerët. Unë jam atje se kam mbrojtur interesat e qytetarëve të Shqipërisë”, tha Hoxha, duke shtuar se ka komunikuar me Ministren e Jashtme, Elisa Spiropali. “Tha kemi ngritur një grup pune dhe do ta ndjekim situatën”, u shpreh gazetari.

“Ne i kemi marrëdhëniet mirë me Greqinë kur e ulim kokën ne”, përfundoi Hoxha.

Ju sugjerojmë

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
-U tha në Opinion

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

25 Nëntor, 2025 10:59 pm
Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

25 Nëntor, 2025 10:24 pm
Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

25 Nëntor, 2025 10:02 pm
Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm
Aktualitet

Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm

25 Nëntor, 2025 9:18 pm
“Do nënshkruhet shumë shpejt”, Trump: Marrëveshja për mineralet e rralla me Ukrainën ka përfunduar
Bota

Ukraina kërkon takim Trump-Zelensky në SHBA këtë javë

25 Nëntor, 2025 7:32 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Trump: Po i afrohemi shumë marrëveshjes për Ukrainën

25 Nëntor, 2025 6:38 pm
Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës
Rajoni

Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës

25 Nëntor, 2025 6:18 pm
Caktohet data kur KLP zgjedh pasuesin e Altin Dumanit
Aktualitet

Caktohet data kur KLP zgjedh pasuesin e Altin Dumanit

25 Nëntor, 2025 5:52 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

Deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit, PD notë verbale delegacionit të BE

25 Nëntor, 2025 5:18 pm
Ngrica në aksin Vithkuq-Panarit, Bashkia Korçë në terren për pastrimin e borës
Aktualitet

Ngrica në aksin Vithkuq-Panarit, Bashkia Korçë në terren për pastrimin e borës

25 Nëntor, 2025 4:11 pm
Para
Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

TE FUNDIT

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
25 Nëntor, 2025

Lidhur me rastin e së hënës ku dy persona në Orosh u arrestuan pas 12 orëve mosbindje ndaj policisë, Eugen...

Lexo më shumë

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
25 Nëntor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me shpalljen person “non grata” nga Greqia. Hoxha sqaroi me detaje...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
25 Nëntor, 2025

Më 21 nëntor, Këshilli i Ministrave iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me një shkresë për të pezulluar vendimin e Gjykatës së...

Lexo më shumë

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
25 Nëntor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi është gati të ecë përpara me marrëveshjen e paqes të mbështetur nga SHBA-të dhe është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com