Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

2025/05/08 at 9:42 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

Betejën kundër sanksionimit amerikan “non grata”, Sali Berisha thotë që e ka bërë i vetëm dhe në interes të Shqipërisë pasi synohej të asgjësohej opozitarizmi.


Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, kryedemokrati Berisha tregoi se ish-Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken kërkonte ta dëmtonte me çdo kusht.

Sipas Berishës, ai dërgoi në Tiranë një diplomat të njohur i cili u takua me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën duke u kërkuar atyre nxjerrjen jashtë Parlamentit të Sali Berishës.Sa i përket udhëtimit të mundshëm në SHBA pas lajmit se administrata Trump e ka konsideruar vendim politik të qeverisë Biden sanksionimin “non grata”, Sali Berisha shprehet se nuk ka asgjë të planifikuar pasi edhe për të ky lajm ishte i papritur.

Fatos Hakorja: Nëse vërtetë do të merret do të merret vendim për t’ju hequr zyrtarisht sanksionimin non grata, që sigurisht që besoj është fitore historike sepse nuk ka ndodhur që dikush që është në opozitë bëri betejë për të marrë PD-në, për të çuar në gjykatë Sekretarin amerikan të Shtetit etj., është një betejë e fortë, mirëpo do të ishte një fitore personale apo një fitore e PD? Sepse në kohën kur ju jeni sanksionuar ju nuk keni pasur funksion në PD përveç se një deputet i thjeshtë. Kjo është fitore e juaja apo është një fitore e gjithë opozitës? E dyta, a planifikoni të udhëtoni së shpejti për në SHBA?

Sali Berisha: Në mënyrë absolute nga data 10 Shtator 2021 deri sot unë kam një mision jo për veten time. Nga data 19 Maj 2021 deri më 10 Shtator, Sali Berisha ka vazhduar betejën i vetëm dhe i qetë dhe i bindur se do t’ia dal. Zgjodha një praktikë. Nuk isha njeri që nuk njihja, unë informova gjithë elitën e botës, atë letër që i çova Antony Blinken atë ditë që shpalli, atë e mori gjithë elita e botës dhe mediat. Fakti që unë bëra detyrën qytetare për të përfaqësuar me dinjitet çdo qytetar shqiptar, e hodha në gjyq, kjo i nxorri jashtë çdo lloj standardi dhe u vërsulën, meqënëse nuk kishin fakte, u vërsulën të më dëmtonin me çdo kusht me vendime politike. Erdhi këtu Philip Reeker, njeri për të cilin kisha shumë respekt, kisha punuar me të kush e di sa herë për çështje të Ballkanit, dhe kërkoi që Berisha të mos futet në Parlament. Vinte nga Blinken, e çoi Blinkeni atë.

Blendi Fevziu: Kujt ja kërkoi?

Sali Berisha: Ja kërkoi Edi Ramës, Lulzim Bashës. Lulzim Basha më thotë mua. Unë i them, thuaji tani atij z.Reeker asnjë komb nuk ka bërë për lirinë tonë sa ka bërë kombi amerikan, këtë s’e kanë bërë kurrë për të bërë listën e deputetëve se ajo është atribut ekskluziv i qytetarëve shqiptarë dhe nuk mund të ndodhë se ajo është të marrësh sovranitetin e një vendi. Këtu nuk pajtohemi. Këtu nisi e gjitha. E kisha për të mbrojtur sovranitetin e vendit tim. Se ky njeri me Edi Ramën që donin të fshinin historinë 32-vjeçare të një vendi që kishte patur nga momentet më kulmore me SHBA, këta kërkonin që të diktojnë dhe kush duhet të jetë në Parlament dhe kush nuk duhet të jetë dhe kush duhet të jetë kryetar opozite dhe kush nuk duhet të jetë. Beteja ime nuk ishte kurrë më personale, ishte një betejë që vendi im duhet të kishte një opozitë të pakontrolluar.

Fatos Hakorja: Kur keni planifikuar të udhëtoni në Amerikë?

Sali Berisha: Mbrëmë e mora lajmin, nuk kisha asnjë plan. Dy ishin linjat që u ndoqën. Njëra ishte bllokimi i vizës, tjetra ishte izolimi. Dhe me izolimin kanë dështuar, ai që e mendoi, Edi Rama. I kam këtu mesazhet që i dërgonte Rama europarlamentarëve për rezolutat, të turpshme. U çonte mesazhe që mos votoni ato rezoluta. Dhe kujt? Të qendrës së djathtë.



Ju sugjerojmë

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK
Kryesore

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK

20 Dhjetor, 2025 12:01 pm
Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje
Kryesore

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje

20 Dhjetor, 2025 11:50 am
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Trump pas sulmeve ajrore ndaj ISIS: SHBA do të godasë më fuqishëm se kurrë

20 Dhjetor, 2025 10:52 am
Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?
Bota

Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?

20 Dhjetor, 2025 10:51 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

20 Dhjetor, 2025 10:33 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Kanabis në formë gjelatine të trafikuar nga Kanadaja, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

20 Dhjetor, 2025 9:45 am
Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës
-Kulturë

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës

20 Dhjetor, 2025 9:43 am
SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri
Bota

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri

20 Dhjetor, 2025 8:47 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

20 Dhjetor, 2025 8:46 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 20 dhjetor 2025

20 Dhjetor, 2025 8:45 am
Para
Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

Çfarë "dhurate" i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
















TE FUNDIT

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK
20 Dhjetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike,Gazment Bardhi, i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi që të martën në orën 11:00 të...

Lexo më shumë

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje
20 Dhjetor, 2025

Deputetët demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandatave po mbajnë një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike...

Lexo më shumë

Trump pas sulmeve ajrore ndaj ISIS: SHBA do të godasë më fuqishëm se kurrë

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
20 Dhjetor, 2025

Forcat amerikane kryen sulme ajrore në Siri ndaj dhjetëra objektivave të lidhura me ISIS, si përgjigje ndaj sulmit të fundit...

Lexo më shumë

Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?

Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?
20 Dhjetor, 2025

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar një pjesë të parë të dokumenteve që lidhen me Jeffrey Epstein. Dokumentet, të cilat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com