Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Noka:PS po bën gati grupin për blerjen e votave në Elbasan,kush janë zyrtarët e përfshirë

2023/05/03 at 5:05 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Noka:PS po bën gati grupin për blerjen e votave në Elbasan,kush janë zyrtarët e përfshirë

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një dalje për mediat ditën e sotme ka denoncuar me emra zyrtarë në Elbasan, të cilët sipas tij, nën mbrojtjen e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, po bëjnë gati grupin për blerjen e votave.

Sipas Nokës, personat e përfshirë në këtë skemë kriminale të shpërndarjes së parave, koalicioni “Bashkë Fitojmë” i ka identifikuar, ndërsa thotë se ata janë drejtorë të Bashkisë Elbasan.

Noka thotë se kjo po ndodh për shkak se njerëzit kanë braktisur mazhorancën dhe po i refuzojnë në çdo lagje të qytetit të Elbasanit.

“Në panik se njerëzit i kanë braktisur dhe po i refuzojnë kudo, në çdo lagje të qytetit të Elbasanit, apo njëri administrative, Edi Rama ka urdhëruar Damjanin të bëjë gati platformën e vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve. Të refuzuar dhe të përbuzur ata kanë shpresën tek zbatimi i skemës kriminale, dhe të njohur, të vjedhjes së zgjedhjeve.
Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ disponon të gjithë të dhënat që zyrtarët e Bashkisë Elbasan, nën mbrojtjen e Damian Gjiknurit, po bëjnë gati grupin e gatshëm për blerjen dhe manipulimin e votës.
Personat e përfshirë në këtë skemë kriminale të shpërndarjes së parave koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i ka identifikuar, ata janë publikë, ata janë drejtorë të Bashkisë Elbasan.
Me moton ‘paratë në këmbim të votave’ në Bashkinë Elbasan po hidhen në veprim me thasë në dorë:
Leli Kraja-Administrator i EcoAlb (shoqërisë që i shërben Inceneratorëve).
Andri Mehja-Drejtor i INUK, Bashkia Elbasan.
Ergys Kateshi-Drejtor i Doganës Elbasan
Gentian Darzeza-Punonjës i Bashkisë Elbasan.

Astrit Muzhaqi-Punonjës i Bashkisë Elbasan.
si dhe Mehmet Peqini.
Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ është kujdesur që në Elbasan të bëjë një fushatë të qetë, pa incidente dhe qytetare, ashtu siç kundër se është edhe kandidati ynë i dalë nga primaret, dhe pasi jemi të sigurt te fitorja e Luçiano Boçit.
I bëjmë thirrje të menjëhershme Partisë Socialiste, dhe drejtpërdrejt Edi Ramës që të tërheqë ekipin e hajdutëve të votës, pasi po monitorohen dhe nuk do të lejohen në skemën e tyre të vjedhjes.
Ta harrojnë se demokratët dhe qytetarët e Elbasanit do të qëndrojnë duarkryq. Ta harrojnë se ata do të mund të tjetërsojnë fitoren tonë në Elbasan.
Çdo njeri që implikohet në këtë skemë kriminale do të ketë përgjigje. I bëjmë thirrje të menjëhershme, institucioneve të ligjit dhe rendit të mos bëjnë spektatorin përballë këtyre skenave por të marrin përgjegjësitë që u ngarkon ligji.
I bëj thirrje SPAK të marrë nën hetim personat e mësipërm, si zbatuesit e projektit të blerjes dhe tjetërsimit të votës në Elbasan.
Neni 328/a e Kodit Penal e thotë qartë se; ‘përdorimi i pozicioneve publike në funksion të fushatave zgjedhore dënohet me burg’. Sikundërse shpërndarja e parave për të blerë votën, është krim elektoral dhe dënohet me burg.
Një gjë duhet ta ketë të qartë Edi Rama që e ka siklet të madh Elbasanin, ku brenda 10 ditësh ka ardhur 3 herë. Asnjë presion, asnjë shantazh asnjë blerje vote nuk do ta shpëtojë Edi Ramën dhe rilindjen nga humbja e sigurtë që e pret në Elbasan, më 14 maj. Edi Rama e di mirë, prandaj po vjen shpesh në Elbasan. E di mirë se shpresa për fitore i ka humbur dhe për të shmangur humbjen, po bën gjithçka për të tjetërsuar vullnetin nëpërmjet parave të korrupsionit.
Qytetarët e Elbasanit e kanë marrë vendimin. Luçiano Boçi do të jetë kryetar i ri i Bashkisë Elbasan mbrëmjen e 14 majit.
Fitorja nuk ndalet, të ruajnë dhe të bëjnë kujdes sepse nuk do të mund ta ndalojnë fitoren e Luçiano Boçit.”-tha Noka./Opinion.al

Etiketa: flamur nokaPD

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Sejko: Nuk ndryshon norma bazë e interesit për kreditë, ekonomia do vijojë të rritet

Sejko: Nuk ndryshon norma bazë e interesit për kreditë, ekonomia do vijojë të rritet

Përmbytjet në Itali, shkon në 2 numri i të vdekurve

Përmbytjet në Itali, shkon në 2 numri i të vdekurve

Video/Shoferi humb kontrollin e kamionit, bllokohet rruga në Pogradec

Video/Shoferi humb kontrollin e kamionit, bllokohet rruga në Pogradec

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com