Ndërsa procesi i votimit për shkarkimin e Lulzim Bashës me referendum po shkon drejt mbylljes, në një dalje për mediat Flamur Noka tha se pas shpalljes së rezultatit të votimit, do të zbatoht verdikti i demokratëve.
“Pas shpalljes së rezultatit do zbatojmë verditikin e demokratëve. Kuvendi i 11 Dhjetorit ka marr një vendim”, tha Noka.
Lidhur me kuvendin e sotëm ai u shpreh: “Në një sallë ku ishte dyfishuar podiumi duke eleminuar karriget, në një sallë më 1800 karrige Lul Brava kishte vendosur 5000 delegatë? Kjo është qesharake. Kjo është dhe arsyeja pse demokratët kanë vërshuar lumë për t’u ndarë nga fake politika”.
Më tej Noka shtoi se në takimin e sotshëm nuk kishte delegatë, por punonjës call centerash, punonjës të kompanive të kunatit të Bashës dhe demokratë. Ai tha se kishte gjithashtu ish-kryetar të bashkive socialiste./Opinion.al