Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, vijoi me akuzat e tij në drejtim të maxhorancës.
Ai tha se demokracia në Shqipëria është e gjymtuar, në sytë e ndërkombëtarëve.
“Shqipëria edhe para faktorit ndërkombëtar është gjymtuar totalisht nga etja e sulltanit tuaj, por edhe e juaja, është gjymtuar demokracia. Asaj i qëndron tashmë veç fasada, ajo fasadë që sulltani juaj e ka merak. Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë, të shantazhuar e tjetërsuar! Ju bletë votat me para cash e me tufa kartash. Ja kemi çuar Skapit tuaj, por siç fle në dosjet tuaja, fle edhe mbi ato karta”, deklaroi Noka.
Sipas tij, kartelet dhe krimi i organizuar zgjodhën 28 deputetë në Kuvend.
“Si mund t’ja bëni Shqipërisë këtë gjë?! Do vijë në vend të Valentina Leskajt, Sara Mile. Ato votat e Suelit! Po Blend Xhabafti ku e keni?! 130 mijë fletë votimi ku janë?! Ku janë mo?!”, tha demokrati Noka.