Edhe pse u përjashtua nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, deputeti Flamur Noka, nuk është larguar nga salla e parlamentit.
Në një moment ai i ka vënë zjarrin disa letrave, ndërsa deputetët e tjerë vazhduan të godasin tavolinat.
Më pas ai ka tentuar të djegë karriget e Kuvendit por ka ndërhyrë garda duke e penguar.
Në këtë situatë Nikolla ka deklaruar mbylljen e seancës plenare.