Aktualitet

Noka debat me Bashën: Largimi i Berishës, thikë pas shpine demokratëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:31 - 20/09/21 |
Opi Nion

Është shoqëruar me debate mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Gjatë mbledhjes është diskutuar për situatën në PD pas vendimit për largimin e Berishës nga Grupi Parlamentar.

Flamur Noka ka debatuar gjatë mbledhjes, duke kërkuar që t’i jepet zgjidhje situatës së krijuar, pasi sipas tij ky është problemi më i madh i PD. Ai ka deklaruar se pa diskutuar çështjen e Berishës, nuk mund të diskutohet asgjë tjetër.

“Vendimi ndaj Berishes ishte nje thike pas shpine per demokratët. Ai duhej lene forumeve te PD-se ta merrnin. Vetem vendimi i anetaresise mban PD te Bashkuar. Ke shkelur statutin, vendimin duhet ta marre Kuvendi Kombetar. – ka thënë Noka.

Lulzim Basha: “Mos thoni gjysem te verteta. Kurre nuk kam deklaruar se ky ka qene vendimi i jetes sime, por ka qene me i veshtiri. Nuk desha qe kete vendim t’ua lija forumeve te PD-se per te mbajtur te bashkuar partine. Ne PD, nuk do te lejoj dhe nuk do te kete grupime kunder amerikane. Ky eshte vendimi ne interes te demokrateve”.

Gjithashtu mësohet se gjatë ditës së sotme kryedemkrati Basha do të zhvillojë takime me krerët e degëve lokale të PD në qarkun e Fierit.

Këto takime të Bashës me krerët e degëve të Fierit vijnë një ditë para takimit që ka paralajmëruar Berisha në këtë qytet./Opinion.al

Pas